Kryeministri Rama tha se mbyllja e Lazaratit është ndër shkaqet se përse qeveria e tij, ppr posaçërisht ministri i Rendit Saimir Tahiri, vijojnë të sulmohen rregullisht në media.
Sipas tij, atje u mbyll banka a parasë së zezë që financonte media e politikanë.
“Lazarati ishte më tepër se ai bari magjik, më tepër se sad y gangster lokalë me automatik; ishte një bankë e parasë së zezë që qarkullonte miliarda…”, tha Rama.
Deklarimet e shefit të qeverisë shqiptare u bënë gjatë ceremonisë së nisjes së aplikimit për Akademinë e Policisë.
Rama vlerësoi Policinë e Shtetit si ndër më të reformuarat, ose të rilindurat sipas tij, gjatë 3 viteve të qeverisjes socialiste. /tesheshi.com/