Kryeministri Rama lajmëroi të tretën herë në tre javë rresht, të masës drastikë të fundjavës, pa liri lëvizjeje. Por njëherësh, ai tha se të shtunën do jetë e fundit ditë me liri lëvizje deri në 13.00.
“Nesër është dita e fundit me fashën orare deri në 13.00. Nga nesër në 13.00 deri të hënën në 05.00 gjithçka do të jetë e mbyllur dhe të gjithë në shtëpi.
Nga e hëna, fasha orare do të zgjatet deri 17.30 dhe autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta. Pak nga pak dhe me durim, do të dalim me kokën lart nga kjo luftë”, shkroi kryeministri Edi Rama. /tesheshi.com/