I ndodhur në kryeqytetin e kancelarive europiane, Brukseli, Rama ka kumtuar një ecuri të fundit që sipas tij lidhet me procesin e hapjes së negociatave.
“Me Komisionerin Hahn në vigjilje të Raportit të Komisionit Europian të 17 prillit, ku presim rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE”
Një takim shumë pozitiv, ku u bë bilanci i progresit tē qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të Vetingut – që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë”, shkruan Rama. /tesheshi.com/