Kryeministri Rama ka kthyer sërish në kabinet ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj, duke e emëruar si ministri i ri për Rindërtim.
“Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”, shkruan Rama.
Arben Ahmetaj u zëvëndësua një vit më parë nga Anila Denaj. Ahmetaj qe ministër për më shumë se katër vite nën qevresijnen e Ramës, ku veç financave dhe ekonomisë iu besua dhe turizmi, por u largua pa ju njohur ndonjë meritë e veçantë, sidomos në ekonomi. /tesheshi.com/