Kryemnistri Rama ishte në Shkodër, ku në një takim me të rinj të qytetit verior i njohur si bastion i djathtë, foli dhe për Tropojën pak më tutje.
Rama tha se, edhe pse ishte një qytet ku rregullisht votohet PD-ja, atje po ndodhnin shumë transformime nën qeverisjen e tij. “Kreu i Bashkisë është demokrat. Ai ndoshta nuk do të më shohë më sy, por kur shkoj atje më jep dorën dhe bisedojmë për projekte”, tha shefi i qeverisë.
Po ashtu, ai përmendi dhe dëmshpërblimet e dhëna nga qeveria e tij nga përmbytjet në kohën e qeverisjes së PD-së.
Ndërsa duke folur për “çadrën” e protestës së demokratëve, tha se ajo është ngritur në vendin ku është derdhur gjak, duke revokuar kështu të vrarët e 21 janarit. /tesheshi.com/