Kryeministri Edi Rama i ka bërë me dije opinionit një takim që ka patur me astrofizikanten shqiptare me banim në SHBA, Laura Mersini.
“Nder dhe kënaqësi e posaçme takimi me Laura Mersinin, që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara dhe sot çmohet botërisht si një ndër figurat pararojë të shkencës”, shkruan shefi i qeverisë shqiptare në një mesazh informues në FB.
Shkurtimisht, cila është Laura Mersini:
Laura Mersini – Houghton, doktoreshë në fizikë, është profesore e fizikës teorike dhe kozmologjisë në Universitetin Amerikan të Karolinës së Veriut, në Chapel Hill, qa nga 1 janari 2004.
Ajo është një studiuese aktive në SHBA dhe një nga femrat e pakta shkencëtare me peshë botërore në fizikën teorike, e angazhur në zbulimin e një teori të re të origjinës së “Big Bengut”.
Këto ditë ajo ndodhet për një vizitë në Shqipëri. /tesheshi.com/