Kryeministri Rama e konsideroi të pashmangshme trendin e ikjeve, që sipas tij është një proces historik që s’prek vetëm Shqipërinë.
“Këtu nuk ka asnjë formulë magjikë në raport me këtë trend që është një trend historik, lidhur më tërheqjen e të rinjve për ta kapërcyer atë rrethin e vendlindjes tyre kur bëhet fjalë për të shkuar në drejt qendrave.
Dhe qendrat janë në një moment të caktuar periferi në raport me Gjermaninë, apo vendet nordike”, tha Rama, duke shtuar gjithsesi se “ne duhet të reagojmë në të gjitha dimensionet, jo me iluzionet se do ta bllokojmë këtë trend”.
“Nuk jemi dot konkurent me Gjermaninë vendet nordike apo me Britaninë e Madhe, megjithëse dhe ato po heqin shumë keq në këtë periudhë pandemie.
Kur vjen fjala tek ato që janë emigrantë kjo bëhet edhe më e ndjeshme”, theksoi i pari i qeverisë. /tesheshi.com/