Piro Misha do jetë njeriu që do drejtojë Bibliotekën Kombëtare. Përkthyes, studiues e publicist, Misha pason në këtë post Persida Asllanin, një emër i fushës së letrave, e cila u largua javë më parë dhe e cila për sa e drejtoi këtë institucion kulture, u përball me një rast të pazakontë përmbytjeje, duke u vënë dhe në shënjestër të akuzave publike.
Me zgjedhjen e Piro Mishës si drejtues i Bibliotekës Kombëtare, Rama ia beson këtë institucion një tjetër emri të elitës kulturore shqiptare që nis e afirmohet në vitet ’80.
Rekordin e drejtimit të institucionit e mban Aurel Plasari, me gati 15 vite në drejtimin e Bibliotekës Kombëtare, emëruar nga Rama si ministër Kulture në 98-ën, e larguar në 2014-ën.
Rekordi tjetër jokohor, është fakti se Rama e Plasari mbetën gjithnjë kundërshtarë politikë. /tesheshi.com/