Kryeministri Rama reagoi ndaj irritimit të Metës, i cili ashtu siç opozita kërkoi dhe referundum për listat e hapura, duke i kujtuar atij kjo çështje ka lidhje vetëm me parlamentin e jo me referendume
“IM thotë ndryshimi i sistemit, heqja e koalicioneve, hapja e listave bëhen vetëm me referendum! Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s’do ndryshojë, as koalicionet s’do ndalohen, po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton!”, shkruan Rama. Po me të njëjtin rimim në status, shefi i qeverisë sqaron presidentin se koalicionet nuk do cenohen por do jenë serioze.
“Sa për modelin lindor, modeli i koalicionit që kemi s’është as perëndimor, as jugor, as verior dhe prandaj nuk gjendet askund në lindje a në perëndim! Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program, jo kosh karavidhesh pa din as iman!”, përfundon Rama. /tesheshi.com/