Zv.Kryetari i LSI-së, Luan Rama, publikoi një dokument në rrjetet sociale në lidhje me Akademinë e Shkencave.
Rama tha se, sipas këtij dokumenti, qeveria ka parashikuar që para zgjedhjeve të 25 qershorit “zhdukjen” e Akademisë së Shkencave.
Sipas tij, qeveria e Edi Ramës, përkundër deklaratave të këtij të fundit se s’do t’i jepte asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit në rast se ky institucion nuk i nënshtrohet një reformimi të thellë, ka pasur një plan konkret për ta zhdukur Akademinë e Shkencave.
“Farsa e Akademisë” qenka farsë e qeverisë! Në dokumentin e mëposhtëm projekt i Qeverisë së Tepsisë, është parashikuar, përpara zgjedhjeve të 25 qershorit, zhdukja e Akademisë së Shkencave!
Siç vërehet, nën Ministrinë e Arsimit, Kulturës, Inovacionit, Rinisë dhe Sporteve është parashikuar edhe Qendra Kombëtare e Kërkimit Shkencor, në të cilën do të përfshihen Akademia e Shkencave + Qendra e Studimeve Albanologjike + shumë institute për kërkim shkencor!”, shkruan Luan Rama. /tesheshi.com/