Kryeministri Rama i ka kërkuar llogari Vuçiç në lidhje me një deklaratë të ministrit të Mbrojtjes Vulin, sipas së cilit, shndërrimi i Portit të Durrësit dhe port për Kosovën, është tentativë për Shqipërinë e Madhe.
“Duke deklaruar se porti i Durrësit do t’i përkasë Kosovës, Edi Rama vazhdoi me përpjekjet e tij për të krijuar një Shqipëri të Madhe. Si gjithmonë, Bashkimi Evropian do të qëndrojë i heshtur dhe nuk do të bëjë asgjë.
Shqiptarët lejohen të bashkohen dhe të kapin territoret e njerëzve të tjerë, por serbët nuk lejohen të bashkohen as në vendin e tyre”, shkroi Vulin, i njohur për deklarimet e tij “të nxituara”.
Ndaj dhe Rama i drejtohet Vuçiçit duke i thënë:
“Vuçiç, a është kjo e vërtetë apo është një meme që tallet me trurin e kulluar dhe gojën e ndyrë që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim“, shkruan shefi i qeverisë shqiptare. /tesheshi.com/