Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

INTERVISTA/ Rama, goditje Bild-it nga Die Welt: lajmet e këqia, nga gazetarë dembelë

by te Sheshi
06/06/2019
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 7 mins read
A A
INTERVISTA/ Rama, goditje Bild-it nga Die Welt: lajmet e këqia, nga gazetarë dembelë

Siç Bild-i publikoi një ditë më parë një seri të re përgjimesh të Dosjes 339, diçka që qartazi ishte një tjetër goditje komplotuese për Ramën, ky i fundit është shfaqur në Die Welt, duke u intervistuar në kuadër të një specialeje në këtë të përditshme gjermane me rreth 20 artikuj dhe pothuajse 30 intervista rreth Shqipërisë.

Siparin e ka hapur pikërisht kryeminstri Rama, që përpos shumëçkaje, i kam ëshuar fort, ndonëse me shumë pak koment, të keqes që po vjen nga media. Sipas tij, lajmet e këqia vijnë nga gazetarë dembelë!

Negociatat për hapjen e bisedimeve të Shqipërisë me BE-në mund të nisin që në muajin qershor. Cilat janë pritshmëritë tuaja rreth këtij procesi?

Vitin e kaluar, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë në vitin 2018. Kjo nuk ndodhi. Megjithatë, Bashkimi Europian u zotua për nisjen e negociatave në 2019-n. Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Europian, tha më herët në vitin 2014 se zgjerimi do të ngrihej për pesë vjet dhe tani jemi në 2019-n. Marrëveshja e Maqedonisë me Greqinë përfaqëson një hap historic në diplomacinë e rajonit. Duket se ky është momenti i duhur. Në të njëjtën kohë, është e pamundur tashmë që të parashikosh çfarëdo gjëje rreth asaj që Bashkimi Europian do të bëjë më tej. Ky është një problem brenda familjes dhe parashikueshmëria është gjëja e fundit që mund të kërkojmë. Ndaj është e rëndësishme që pikë së pari kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe se që prej vitit të kaluar, konsiderohemi nga Komisioni Europian se jemi tanimë gati për hapjen e negociatave. Komisioni, në pikëpamjen time, është institucioni i vetëm që ka ekspertizën e duhur dhe njohurinë e plotë të detajeve e historikut të secilit vend. Thënë kjo, pjesa tjetër është thjesht politikë dhe asnjëherë nuk i dihet. Por, në fund të ditës, ajo që ka rëndësi është që ne nuk po e bëjmë të gjithë këtë për të tjerët, ne po e bëjmë për veten tonë dhe fëmijët tanë sepse procesi i integrimit është një vegël fantastike modernizimi. Përshtatja e standarteve europiane është të bësh pikërisht atë që brezat e ardhshëm meritojnë.

A ndiheni më pak optimist rreth të gjithë procesit?

Jo, në mënyrë gati tragjike unë kam qenë gjithmonë optimist. Jeta ime dhe historia jonë më tregojnë vazhdimisht se optimizmi tragjik është zgjidhja më e mirë. Tani, edhe holandezët, të cilët janë skeptikë, kanë thënë që kemi bërë hapa të mëdhenj përpara. Holanda, së bashku me Gjermaninë dhe Austrinë, kanë dhënë një ndihmë të madhe për ne. Të tre këto vende janë pjesë e një koalicioni ndërkombëtar që po na asiston në refomën në drejtësi. Ne kemi bërë diçka të cilën asnjë vend tjetër nuk e ka realizuar më parë. Ne kemi ndryshuar Kushtetutën, por jo vetëm kjo; ne kemi kaluar të gjithë gjykatësit dhe prokurorët në sitën e një procesi shumë të vështirë vetingu dhe po pastrojmë sistemin në një mënyrë që asnjë vend tjetër negociues nuk e ka bërë më parë. Kjo është bukuria dhe çudia e këtij procesi, sepse ndërsa duhet ende të hapim negociatat, kemi realizuar gjëra që vendet negociuese duhet ende t’i realizojnë.

Po sugjeroni që deri tani, procesi i integrimit ka qenë një proces asimetrik?

Pa dyshim që po. Nuk është një sekret dhe të gjithë e dinë këtë. Për vendet që u bashkuan të parat, presioni ishte më i vogël, kërkesat më të pakta dhe procesi shumë më i lehtë. E më pas, për çdo vend që u bashkua më pas, gjithmonë e më e vështirë.

A mendoni se tani ka më pak oreks, nga ana e BE-së për vende të reja në Union?

Duhet të saktësoj se ne nuk pretendojmë të anëtarësohemi në BE që tani, ne thjesht duam hapjen e negociatave. Koha për t’u anëtarësuar do të vijë më vonë. Është si të planifikosh një martesë, por jo të martohesh menjëherë. Kjo e bën të gjithë këtë situatë edhe më fruestuese dhe edhe më absurde sepse ndërsa kemi bërë gjithçka që na është kërkuar për hapjen e negociatave, trajtohemi sikur duhet të vendoset që tani nëse do të jemi apo jo pjesë e Unionit. E kjo është thjesht e pavërtetë.

Si mundet të përfitojë BE dhe Gjermania nga hapja e këtyre bisedimeve?

Nuk jam në pozitë për t’u thënë atyre asgjë. Ata janë në pozitën ku duhet të mendojnë se çfarë dëshirojnë. Ata janë më të fortë, e nuk kanë përjetuar luftë në jetën e tyre. Kështu që për ta, nuk është e thjeshtë të kuptojnë arsyet se përse ne jemi të dhënë me kaq pasion pas Bashkimit Europian. Jam i sigurtë që nëse baballarët themeluese të BE-së do të ishin ende këtu, ata do të kuptonin përfitimet shumë më mirë. Për ne, BE është ajo që ishte edhe për ta, një projekt paqeje dhe një vend ku mund të gjesh një hapësirë të përcaktuar, të pakërcënuar nga konfliktet e të shkuarës. Për europianët e sotëm, lufta është një lloj sajese televizive bardh e zi. Nga ana tjetër, pa dyshim, Bashkimi Europian ka problemet e tij. Është një kohë vërtet kohë vërtet komplekse dhe nuk është e lehtë të bësh parashikime.

A mendoni se ka një ide të gabuar rreth Shqipërisë në Europë?

Do të thoja që ka qenë edhe më keq. Po bëhet më mirë dhe do të vijojë të bëhet më mirë sepse gjithmonë e më shumë njerëz po vijnë në Shqipëri dhe po kuptojnë që vendi ynë është tërësisht i ndryshëm nga përgjithsimet negative mund të kenë besuar. Kjo ide do të përhapet, por në të njëjtën kohë, dembelizmi gazetaresk është një karakteristikë e kohëve tona. Për një gazetar dembel nuk mund të presësh lajme të mira, por vetëm lajme të këqija, sepse pa dyshim ato shesin më shumë.

Vitin e kaluar, ekonomia shqiptare u rrit me 4,1% sipas të dhënave të BE. Si do të përshkruanit situatën makroekonomike të vendit tuaj?

Në përllogaritjen tonë të fundit të vitit 2018 rritja ishte prej 4,5%, por ky numër është ende duke u vlerësuar. Ne synojmë që të mbajmë rritjen ekonomike mbi kufirin e 4%. Ndërkohë, kemi përjetuar një rrënie të ndjeshme të papunësisë, nga 18,7% në 12,3%. Qëllimi ynë është që ta reduktojmë më tej, drejt 8%. Nuk do të jetë e lehtë, por nuk është as e pamundur. Kjo është ajo për të cilën po luftojmë.

Si do ta karakterizonit marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë?

Shumë të mirë. Gjermania është Gjermania. Kancelarja Angela Merkel është e papërsëritshme dhe ajo ka një vizion tejet të qartë rreth Ballkanit, rreth të shkuarës dhe të ardhmes së këtij rajoni. Kjo është arsyeja përse ajo ka qenë dhe mbetet kampionia jonë. Lidershipi i saj e ka shndërruar Gjermaninë në shpëtimtaren e Europës. Nuk e di se ku do të ishte Europa sot nëse nuk do të kishte qenë Angela Merkel në kohën e krizës së refugjatëve. Edhe pse i është dashur të paguajë një çmim të lartë për këtë, gatishmëria e saj për ta paguar atë çmim e bën një lider edhe më të madh. Gjermania është shumë e drejtë dhe e qartë në përgjithësi, çka nuk mund të thuhet për të gjitha vendet.

Është raportuar që Gjermania sapo i dha Shqipërisë një grant historik. Mund të na thoni më shumë rreth rëndësisë së kësaj gjëje?

Nuk është një grant, media e ka bërë të duket si e tillë, por një finacim. Në pikëpamjen e bashkëpunimit dypalësh, bëhet fjalë për një plan 7-vjeçar financimi përmes bankës së zhvillimit KfW.

 Në vitin 2016, Gjermania u shndërrua në partnerin e katërt më të madh ekonomik të Shqipërisë. Në cilin drejtim tregtia dypalëshe mund të fuqizohet më tej?

Ka shumë potencial rritje në marrëdhënien tonë tregtare dhe jam shumë besimplotë që pikërisht kjo është ajo që do të ndodhë, veçanërisht përsa i përket produkteve tona bujqësore.

Sipas statistikave të “Heritage Foundation”, një e dhjeta e investimeve të huaja direkte që fokusohet në Ballkanin Perëndimor shkon në Shqipëri. Sa janë mundësitë që Shqipëria të tërheqë edhe më shumë?

1/10 sepse ne nuk kemi qenë në gjendje të krijojmë një rrugë të qëndrueshme për rritjen e investimeve të huaja direkte në turizëm, që është sektori me potencialin më të madh. IHJ në turizëm kanë qenë shumë të ulta, ndërkohë që energjia ka qenë më e rëndësishme. Aktualisht, jemi në fund të testimeve të fundit me SHELL në lidhje me një fushë të rëndësishme naftë dhe gazmbajtëse. Të gjithë të dhënat paraprake sugjerojnë se kjo do të jetë një histori suksesi. Rreth kësaj do të dimë më shumë së shpejti. Nëse lajmi do të jetë pozitiv, do të kemi një investim tjetër të madh për shumë vite në vijim. Gjithashtu, sapo kemi filluar të investojmë edhe në energjinë diellore. Oferta jonë e parë shkoi shumë mirë dhe tani po përgatitemi për një të dytë. Prodhimi dhe agrikultura ofrojnë gjithashtu disa mundësi vërtet interesante për investitorët e huaj.

Çfarë ka bërë vendi juaj gjatë vitit të kaluar në drejtim të infrastrukturës dhe hapjes së korridoreve me pjesën tjetër të Europës?

Ka ende shumë punë për t’u bërë, por disa projekte madhore janë duke u zbatuar. Shpresoj që do të kemi lajme të mëtejshme nga Procesi i Berlinit në këtë drejtim.

Diçka unike midis politikanëve, por ju jeni edhe një artist. Çfarë po bëni si kryeministër për të mbështetur sferën kulturore?

Për fat të mirë, kemi shumë të rinj të talentuar që po shprehin veten në fushën artistike jashtë vendit. Përshembull, janë disa shqiptarë në Orkestrën Filarmonike të Berlinit, kemi disa këngëtarë fantastike opera si dhe artistë të shkëlqyer të arteve vizuale. Për një vend të përmasave tona, kemi një trashëgimi të rëndësishme në fushën e artit. Rinovimi i sheshit qëndror të Tiranës, Sheshit Skëndërbej fitoi çmimin prestigjioz Europian të Hapësirave Publike në vitin 2018, një prej çmimeve më prestigjioze në arkitekturë.

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?
Politikë

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Next Post
I thonë konspiracion por gjykojeni vet: Mbretëresha Elizabetë vë kurorën “anti-djall” në darkën me Trump

I thonë konspiracion por gjykojeni vet: Mbretëresha Elizabetë vë kurorën "anti-djall" në darkën me Trump

Haradinaj e nis me ankesë vizitën në Berlin: ne, të vetmit pa viza!

Haradinaj e nis me ankesë vizitën në Berlin: ne, të vetmit pa viza!

E pritshme/ Thirrja që vjen nga Kamza: president, shtyje datën e zgjedhjeve

E pritshme/ Thirrja që vjen nga Kamza: president, shtyje datën e zgjedhjeve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni