Në bashkëbisedimin e tij me gazetarë, kryeministri Rama shprehu gadishmërinë për t’u ulur me rivalin e tij politik, për të dialoguar mbi çdo çështje që do e kërkonte opozita.
“Unë jam këtu i gatshëm për dialog, për të diskutuar me Lulzim Bashën. I kanë djegur karriget e tyre dhe janë popull. Ulemi, flasim dhe kthejmë në nisma ligjore shqetësimet që ata kanë për të përmirësuar jetën e popullit, nëse kjo nuk është një luftë e ulët për të bërë një pazar. Të ulemi dhe të flasim për çdo shqetësim”, tha Rama.
Por i pari i qeverisë shuajti çdo shpresë se do mund t’i bindej ultimatumit opozitar për dorëheqje.
“Nuk ka shanse që të rrëzosh një qeveri legjitime, e dalë nga zgjedhjet ku ti ke qenë pjesë e qeverisë me këto forma. Nuk ka shanse, nuk ndodh. S’ka ndodhur askund dhe nuk do të ndodhë as këtu. E di që synimi është gjetkë. Është që të vendose vendi në kushte pamundësie. Nuk jemi të pagabueshëm dhe as pa gabime, por jemi të vetmit që përpiqemi, pavarësisht se herë ia dalim e herë jo”, tha Rama. /tesheshi.com/