Në një fjalim në OKB me temë klimën, kryeministri Rama i ka qëndruar kësaj të fundit, duke përdorur si argument dhe tërmetin e më pas përmbytjet pas tij në Shqipëri.
“Të premten e shkuar m’u desh të anuloja udhëtimin në Nju York, se u tronditëm nga një tërmet të fuqishëm. Fatmirësish nuk kemi pasur viktima. Pas kësaj vendi u përfshi nga stuhira dhe përmbytje. Shkenca ka ecur mjaft, për mirë ose për keq shkon përtej këtij diskutimi, por jo mjaftueshëm sa të tërmetet. Edhe pse kjo vlen për tërmetet, nuk vlen për ndryshimin e klimës. Megjithatë, në asnjë vend në botë nuk është imunizuar ndaj natyrës së deformuar, ndaj kam kënaqësinë t’ju informoj se Shqipëria i ka arritur rezultate për të emetuar më pak gazra”, tha Rama.
Në stilin e tij, Rama ka ofruar një panoramë jo aq tragjike sa Greta Thunberg, duke tentuar gjithsesi të theksojë se bota është nën një kërcënim klimaterik.
“Duam apo jo, e gjejmë veten në një kontekst ku dallimi mes interesave të vendeve është krejt i mjegulluar, në mos krejt i zhdukur. Jetojmë në një botë që na ekspozon me rreziqe të reja që dalin në sipërfaqe. Dhe më keq se kaq, disa prej këtyre kërcënimeve nuk kanë marrë përgjigjen e duhur. Jetojmë në një vrimë ozoni që po shkrin ajsberg”, theksoi shefi i qeverisë shqiptare. /tesheshi.com/