Kryeministri Edi Rama ishte sot në Ulqin së bashku me Zv/Kryeministrin e njëherësh Ministër i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.
Gjatë qëndrimit në Ulqin atyre iu dorëzua edhe titulli “Qytetar Nderi i Komunës së Ulqinit”, ceremoni e cila është zhvilluar enkas sot, në “Ditën e Komunës së Ulqinit”.
“Dita e Komunës së Ulqinit” është një aktivitet i përvitshëm, në kuadër të së cilës organizohen aktivitete të shumta në këtë qytet.
Fillimisht, Kryeministri Rama dhe Zv/Kryeministri i Kosovës zhvilluan një takim në Komunën e Ulqinit, ku u pritën nga Kryetari i Komunës, Fatmir Gjeka dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor. I pranishëm në këtë takim ishte edhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanović.
Në këtë takimin u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit strategjik mes tre vendeve, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi