Duke promovuar punën në vend të ndihmës ekonomike, kryeministri Rama rikujtoi dhe njëherë edhe aspektin ligjor të kësaj çështjeje.
“Ligji është shumë i qartë: në qoftë se ti ke një ofertë për punë edhe ti e refuzon, herën e dytë del nga skema e ndihmës ekonomike! Kjo është e qartë, sepse është e pamundur që të vazhdojë të jepet ndihmë ekonomike për dikë që është fizikisht i aftë për punë”, tha Rama duke vizituar një fabrikë këpucësh në Kamëz.
Gjithashtu, ai potencoi dhe faktin se qeveria ka marrë vendimin që të paguajë me 55 mijë lekë çdokënd që vendos të marrë një zanat.
“Ne kemi dhe këtë skemën tani që, ne japim pagesë për trajnimet. Pra, kushdo që është i gatshëm që të trajnohet, atëherë ne japim 55 mijë lekë të vjetra në muaj mbështetje për trajnimin”, tha shefi i qeverisë. /tesheshi.com/