Nuk është e thënë që të tre krerët e shtetit shqiptar të bashkohen në një event zyrtar ceremonial. Ndërsa herët e tjera kur shfaqej kryeministri me kreun e Kuvendit mungonte Presidenti, kësaj here ka ndodhur e kundërta.
Edi Rama dhe Bujar Nishani kanë qenë së bashku, ndërsa Ilir Meta ka munguar. Natyrisht me arsye, pasi ndodhet në Gjermani për vizitë.
Bëhet fjalë për ceremoninë shtetërore tek “Varrezat e Dëshmorëve” në ditën e 71-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë. /tesheshi.com/