Dy krerët e shtetit shqiptar në përplasje, kryeministri e presidenti, kanë nisur ditën ma një urim për festën kombëtare të SHBA, 4 Korrikun e Pavarësië, por që të dy me kahje jo të njëjta. Rama i ka qëndruar korrekt anës korteziale, duke shkruar: “Mirëmëngjes dhe në këtë ditëlindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miqve e aleatëve më të mëdhenj të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ju priftë e mbara të gjithëve”.
Ndërsa Meta nuk është mjaftuar me kaq. Ai ka “bërë një kthesë” drejt krizës shqiptare, duke iu qasur jo Amerikës por shqiptarëve të atjeshëm.
“Mirëmëngjes të gjithëve dhe Gëzuar Festën e SHBA! Një rast i mirë sot në veçanti për të uruar të gjithë komunitetin e mrekullueshëm shqiptar që jeton në SHBA dhe që kontriubon fuqishëm për të përforcuar lidhjet dhe marrëdhëniet tona në të gjitha fushat, në mënyrë që raportet shqiptaro-amerikane t’i shërbejnë jo vetëm interesave reciproke strategjike, por edhe rritjes së kredencialeve demokratike të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, që në zemrën e saj ka demokracinë, por edhe si një vend i denjë për të çelur negociatat për anëtarësim me BE në 18 tetor 2019.
Shqiptarët e Amerikës sot nuk ndihen të lumtur me krizën pa rrugëdalje ku ndodhet vendi ynë. Ndaj bëjnë thirrje për reflekim dhe përgjegjshmëri. Ju ftoj të lexoni me vëmendje këtë artikull të shkruar nga një prej personaliteteve të komunitetit tonë në SHBA, z.Frank Shkreli, ish-drejtor i Zërit të Amerikës”, shkruan Meta. /tesheshi.com/