Krerët e koalicionit qeverisës në Shqipëri, Rama dhe Meta, ndodhen në Gjirokastër, ku po zhvillojnë si takime me strukturat përkatëse të partive respektive, ashtu dhe ndonjë qokë siç është vizita në shtëpinë, tashmë të shndërruar në muze, të Kadaresë.
Kjo fundjavë që i gjen bashkë në një qytet, nuk ngjan si rastësi.
Pas një fotoje ku të dy dukeshin shendeverë, si për të konfirmuar një shoshitje të mospajtimeve mes tyre, të përfolura prej muajsh, ata tashmë ndodhen dhe në fundjavë bashkë.
Siç dihet, Gjirokastra është një prej “dhuratave” më të mëdha që PS-ja i bëri LSI-së në zgjedhjet lolale të qershorit, duke ia lënë asaj këtë bastion tradicional. /tesheshi.com/