Dy krerët e politikës, Rama e Basha, kanë vijuar replikat në distancë, të cilat u provokuan dy ditë më parë nga kreu i mazhorancës, i cili e quajti kreun e opozitës si “shalsi që s’ka nevojë të provohet, pasi dihet që del kungull”.
Basha reagoi duke e quajtur “palaço”, në të njëjtën kohë kur tha se PD ka një plan që qeveria duhet ta zbatojë në kuadër të krizës COVID.
Rama reagoi sërish, duke thënë se “programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”.
Prezenca e sërishme e “shalqinit” te fjalët e hidhura të Ramës, bëri që Basha të përqëndrohet te ofeza “palaço”.
“Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Para që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët e biznesi në krizë“, shkroi Basha. /tesheshi.com/