Kryeministri shqiptar Edi Rama ka fluturuar në Stamboll në një takim të beftë me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, duke riaktivizuar marrëdhëniet me Ankaranë.
Këtë e tergon vetë Rama në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale.
“Drekë në Stamboll me Presidentin Erdogan për projektin e aeroportit të Vlorës, linjën ajrore shqiptare e investime të tjera strategjike”.
Sapo erdhi në pushtet, Rama shpalli Turqinë si aleat strategjik, duke vijuar më të shpallë të tillë Italinë dhe Greqinë. Ndërkohë që dhe vizitën e parë me një grup ministrash, shefi i ekzekutivit shqiptar e zhvilloi në Turqi. /tesheshi.com/