Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rama: Djalli që mund ta rikthejë fashizmin dhe komunizmin

Intervista për Libero-n që nis me “pse”-në e afeksionit ndaj Melonit

by te Sheshi
13/08/2023
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Rama: Djalli që mund ta rikthejë fashizmin dhe komunizmin

Një intervistë e radhës e Ramës për median italiane, ka qenë disi ndryshe.

Për Libero, kryeministri shqiptar ka folur për figura të politikës italiane, aspekte ideologjike, botën që po ndryshon, të ardhmen e Shqipërisë.

E nis me Melonin, për të përfunduar me djallin…

Ju keni thënë se e vlerësoni shumë Giorgia Melonin. Megjithatë, ju jeni socialist. Cila është dallimi midis të djathtës italiane dhe së djathtës shqiptare?

Në skenën ndërkombëtare, Giorgia i ka surprizuar të gjithë, e do të thosha alla grande, sepse teksa prisnin një përbindësh fashist që do të marshonte mbi Europë, u gjendën përballë një gruaje me aftësi mahnitëse në komunikim si një evropiane e thekur, që deri më tash s’ka thënë asgjë gabim.

E djathta, e majta, fashizmi, socializmi kanë kuptim kur flasim për histori, por kërkimi i sensit të tyre të hershëm në politikën e sotme mund të na ngatërrojë me këmbët tona. Po, unë jam socialist, i bindur për Rrugën e Tretë të Clinton-it, Blair-it, Schroeder-it, Romano Prodit. Por, të qenit i majtë nuk më pengon të bëj zgjedhje që pastaj mund të interpretohen si të djathta, ashtu siç jo të gjitha ato që mbajnë vulën si zgjedhje të majta janë ilaçe që duhen gëlltitur duke kënduar “Bella Ciao”!

Dhe pastaj, në kohën e teknologjisë së re, Inteligjencës Artificiale, globalizimit, ka rrezik që të mbytemi në një gotë ujë duke përzier koncepte të vjetra me probleme dramatike për të zgjidhur. Ne duhet të rishpikim gjithë ç’është e mundur dhe të rishpikemi me ngulm në një botë që ndryshon pa marrë as frymë.

Ju keni kritikuar zgjedhjet e kaluara të Italisë. A mendoni se të majtët italianë nuk janë mjaftueshëm modernë?

E kush jam unë për të gjykuar nëse të majtët italianë janë mjaftueshëm modernë apo të dalë kohe? Çfarë është Massimo D’Alema, modern apo i dalë kohe? Kur e dëgjoj atë, më duket sikur kam para vetes dikë që e rrok shumë më mirë të ardhmen se sa unë dhe shumë të rinj që hedhin salcë mbi veprat e Rafaelos apo Van Gogut.

A janë të përputhshëm moderniteti dhe socializmi?

Kjo varet nga çfarë kuptojmë me socializëm. Nëse me socializëm kemi parasysh ëndrrat e lavdishme të së shkuarës që nuk u bënë kurrë realitet, atëherë jo, nuk janë të përputhshëm. Por nëse kemi parasysh ide dhe vlerat të caktuara, atëherë po, absolutisht! Dhe pastaj, duhet të kemi shumë kujdes për mënyrën se si ato ide dhe vlera na shërbejnë për të shkuar përpara, luftuar, reformuar, transformuar, duke e pranuar çdo dhimbje që sjell modernizimi, pa bërë gabimin të kthehemi mbrapa në kërkim të gjetjes së mbështetjes së kollajtë në pakënaqësitë e gjindjes.

Cili është gjykimi juaj për politikat që po zgjedh e djathta e re në Itali?

Unë vlerësoj Giorgia-n, dhe kaq. Dhe respektoj të gjithë udhëheqësit politikë në Itali, pa ia lejuar kurrë vetes të jap gjykime mbi punën e tyre në shtëpinë tuaj. Ka shumë njerëz që e bëjnë këtë, nuk ka nevojë edhe për një tjetër më shumë që flet pa pasur atributet për të analizuar seriozisht faktet.

Çfarë mendimi keni për Berlusconin?

E kam njohur shumë pak, por e kujtoj i buzëqeshur. Dhe e kam ridëgjuar e lexuar disa herë fjalimin e kryepeshkopit në funeralin e tij, një adresim jashtëzakonisht i bukur për një njeri, që le ta themi duke përdorur një eufemizëm, nuk ishte subjekt më i lehtë për një prift. Nga ato pak takime që kam pasur me të, kam krijuar ndjesinë e një njeriu që kishte një ndjeshmëri gjenuine ndaj tjetrit.

Sipas jush, Giorgia është trashëgimtare e Berlusconit?

Giorgia është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti.

Si e kujtoni Shqipërinë me anije të mbushura me refugjatë që iknin drejt Italisë?

Si një vend që pas shekujsh të jetuar në gjunjë filloi të vraponte duke thyer kockat e tij, për ta rishpikur dhe aftësuar vetveten për të qëndruar drejt.

Ju keni jetuar për një kohë të gjatë, si fëmijë dhe si i ri, në Shqipërinë komuniste. Ç’kujtoni nga ato vite?

Shumë gjëra, por ndoshta për ju është më interesante të dini se kujtoj muzikën e Carosello-s dhe “Novantesimo Minuto”, zërat e Raffaella Carra-s dhe Sandro Ciotti-it, si dhe heshtjet mediate të Bearzot-it, këngët e Celentanos apo si hynte zhurmuesi me miza në ekranin e TG1 kur dilte Papa….Nënvizoj se TG1 dhe “Novantesimo Minuto” ishin të vetmet gjëra që mund të shiheshin në Tiranë, ku RAI ishte i “zhurmuar” nga regjimi, ndërsa për Carosello-n dhe Raffaela Carra-n duhej të prisje verën në Vlorë, ku kur nuk kishte asnjë re në qiel.

A ju ka pëlqyer filmi “L’America”? 

Ky film u prit keq në Shqipëri, sepse ishte hera e parë që kishim para syve pasqyrën e atij që ishte vendi ynë dhe vetë ne në atë periudhë dramatike. Nuk ishim të bukur dhe të lumtur, si në pasqyrën e propagandës së regjimit, por të shëmtuar dhe të egër, siç na kishte lënë regjimi. Të shikoheshe në atë pasqyrë të pamëshirshme nuk ishte një përvojë e këndshme. Mua filmi më pëlqeu shumë dhe jam sherruar me miq që thoshin se filmi ishte poshtërues. Nuk ishte Amelio që na kishte poshtëruar, po ata që na kishin mbajtur për dekada në bunkerin me drita të rreme të regjimit më brutal komunist në Europë.

Fashizmi dhe komunizmi kanë vdekur, janë vetëm një kujtim i keq, apo mund të kthehen?

Nuk di nëse ka një shprehje italiane që në shqip thotë “edhe engjëlli edhe djalli rrojnë brenda tek i gjalli”. Fashizmi dhe komunizmi i shekullit të kaluar janë histori, por djalli që i ka pjellë ata është gjithmonë gjallë. Kush e di, ndoshta ai po përgatitet të hakmerret përmes mediave sociale dhe Inteligjencës Artificiale, duke përdorur përparësitë e mëdha të botës së lirë për të vrarë demokracinë…

A është e vërtetë që ende keni aktivitet artistik, në kohën që ju lejon politika?

Po sigurisht, përndryshe do të isha tanimë në çmendinë.

Energjia dhe turizmi, a janë të mjaftueshme për të siguruar të ardhmen e Shqipërisë?

E ardhmja e Shqipërisë do të varet shumë nga e ardhmja e Europës, e cila po plaket gjithnjë e më shumë. Nëse Europa nuk arrin t’u bëjë derman goditjeve marramendëse të një bote që po ndryshon me një shpejtësi të frikshme, ku fuqi të reja po sfidojnë rendin e vjetër botëror, atëherë Shqipëria e vogël nuk do të mund të arrinte atje ku unë jam i sigurtë se do të arrijë. jo vetëm me energjinë dhe turizmin, por edhe me teknologjinë, bujqësinë, kulturën dhe shumë të tjera. /tesheshi.com/

Related Posts

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!
Kryesore

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Next Post
Në rradhë për Ksamil… “për faj” të Berishës

Në rradhë për Ksamil… “për faj” të Berishës

Parashikimi: ngadalësim i kërkesës për naftë në vitin e ardhshëm

Parashikimi: ngadalësim i kërkesës për naftë në vitin e ardhshëm

Dubai, ky qytet i ekstravagancës

Dubai, ky qytet i ekstravagancës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni