Gjatë një interviste në Open në TCH, kryeministri Rama u detyrua që të përcillte një tjetër konsideratë për presidentin turk Erdogan, një ndër miqtë më të ngushtë të tij, edhe me dimension familjar.
Nën eco-n e zgjatur të vizitës më të fundit të liderit turk në Shqipëri, ku dhe njëherë u bë çështje debati, pra Erdogan dhe Turqia, Rama u pyet se çfarë është Erdogan për të: idhull, mentor apo sponsor?
Përgjigja e tij qe e shkurtër, konçize dhe lakonike:
“Asnjë nga këto! Eshtë politikan me kapacitet të jashtëzakonshëm dhe është njeri i jashtëzakonshëm për mua”. /tesheshi.com/