Nervoz, i tendosur me tone të larta me shumë sharje reciproke dhe pak argument me mendje të ftohtë. Dueli i shumëpritur mes Edi Ramës dhe Ben Blushit ka zhgënjyer sepse nuk ka pasur as stil, as metafora, as fjalime të shkruara, por improvizime e shpotitje.
Blushi duke folur në fillim ka akuzuar kryeministrin se ka penguar integrimin e Shqipërisë. Por Kryeministri i është përgjigjur duke i thënë se gjuha e argumentet e Blushit janë tëpkë ato të Sali Berishës.
Blushi: Integrimi është bllokuar për arsyet që unë thashë sot. Çdo qeveri bën një bilanc, tin ë parlament nuk ke bilanc serioz çfarë ka bërë si e ka gjetur vendin dhe si po e lë. Ti je i papaftë për të qeverisur. Aftësia jotë shoku Edi është për të bërë miq si shoku Elvis e shoku Vangjush.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ish-mikut e kolegut partiak për interpelancën urgjente duke i thënë se kjo, “urgjentja”. nuk ka asnjë kuptim.
Rama:“Kam marrrë një kërkesë për interpelancë urgjente nga zoti Nardi, zoti Vangjel dhe zotërinj të tjerë dhe zoti Beni. Por urgjenca s’ka asnjë lidhje me çështjen. E them këtë se kërkesa me shkrim ka një premisë logjikisht të gabuar, nuk po e them të gënjështër, që tregon se zotërinjtë në rastin më të mirë nuk kanë njohuri për procesin e integrimit, siç doli në parashtrimin e zotit Beni.
Askush nuk priste datë për negociatat pasi këtë e kishte kërkuar edhe Komisioni Europian që është kushti i vettingut.
Këtë kusht e kanë thënë shkoqur të gjithë: edhe Komisioneri Han, presidenca e BE, ambasadorja e BE, ku po e përsëriti: vetting, vetting, etj; edhe dje sekretari i shtetit për çështjet Europiane të Gjermanisë tha që vetting çel negociatat.
Atëherë për çfarë është thirrur kjo interpelancë urgjente?.
Nuk është fiksuar një datë për hapjen e negociatave, edhe pse qeveria e kishte premtuar këtë. Kjo shtyrje nuk do e favorizojë Shqipërinë, jo vetëm për imazhin e vendit, por për klimën politike. Sot nuk ka më asnjë alibi dhe asnjë pretendim se ka qenë Evropa ajo që nuk na ka pranuar. Evropa paragjykon krimin, korrupsionin dhe padrejtësinë, jo shqiptarët. Kundërshtarët më të mëdhenj të integrimit të Shqipërisë në BE janë politikanët”, tha Blushi në prezantimin e interpelancës.
Këta deputetë nuk kanë aspak dijeni për procesin e integrimit. E them sepse në kërkesën për interpelancë thuhet se Këshilli i Ministrave të BE-së nuk vendosi datë për hapjen e negociatave për mospërmbushjen e 5 kritereve. Kjo tregon paditurinë e grupkërkuesve të interpelancës pasi askush nuk priste një datë nga KE-ja. Kushti i vetëm që na është vënë është zbatimi i vetting-ut. Pa nisur zbatimi i vetting-ut, nuk ka datë për negociata. Çfarë date duan këta deputetë? Këta “të vegjëlit” kanë ardhur të bëjnë garë me të “madhin” Sali se kush nxjerr sa më shumë mllef. Këta lidhin datën pastaj me 5 kriteret, që është keqkuptim shumë i madh. 5 prioritetet kyçe nuk janë kushte, por kritere që askush nuk pret të përmbushen në mënyrë shteruese, por do të na shoqërojnë gjatë negociatave dhe pas anëtarësimit. Rumania dhe Bullgaria, ndryshe nga vendet e tjera, presin çdo vit një raport për ligjshmërinë. Po nga ta dinë këta? Këta nuk lexojnë””.
Ndërkaq deputeti Ben Blushi tha se shtyrja e hapjes së negociatave mund të ketë efekte dëmtuese, për reformat dhe për vendin, si dhe për klimën politike.
Blushi: Rrezik kryesor për modernizimin e vendeve tona është korrupsioni, krimi i organizuar dhe ekonomia e dobët që nuk jep progres. Ne duam të shkojmë si Shqiptarë në Europë, por jo të shkojmë si shqiptarë të korruptuar. Arsyet pse integrimi është ngrirë është se ne nuk po bëjmë asgjë për të shkuar më shpejt.
Rama: “Ju mund të çuditeni unë nuk çuditem. Një pyetje do t’u bëj të gjithëve: sikur mos të kishit figurën dhe zërin, çfarë dallimi ka Saliu nga Zoti Beni. Nuk ia kam thënë shqiptarëve dembelë, por zotit Beni. Të gabosh është nejrëzore por të institosh në gabim është djallëzore.
Ndërkohë që zoti Beni e harron që ishte kjo qeveri e cila i dha vendit statusin e vendit kandidat në BE.
U dha nga Komisioni Europian rekomandimi për tre ligjet, çfarë tha Këshilli Europian: futi edhe korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kush e futi Shqipërinë. Më kujtohet se vetë zoti Beni më ka bërë një kompliment të madh atëherë”.
Blushi ka folur pas fjalës së kryeministrit duke e akuzuar kreun e qeverisë për lidhje me njerëz të inkriminuar, duke akuzuar Vangjush Dakon, Elvis Roshin si të lidhur me krimin. Sipas Blushit, nuk është vetting shkaku i mos hapjes së negociatave por inkriminimi i politikës.
Blushi: “A ka gjykatës që mund t’i rezistojë shokut të ngushtë të kryeministrit. Çllidhje ka vetting me Elvis Roshin që ti e ushqen me tendera dhe punë publike për të shëmtuar Kavajën. Pse e mban punë Elvis Roshin. Kjo është arsye pse nuk ka datë dhe nuk ka integrim. Ti kë cënuar moralin e kësaj shoqërie. Të gjithë njerëzit që vijnë këtu mendojnë se qytete si Shkodra, kavaja votojnë këta njerëz sepse ia kërkon ti. E kjo sepse ia kërkon ti. Dhe ç’farë lidhje ka vetting këtu. Pse nuk arrrestohet Klement Balili? Sepse është i LSI-së dhe po të arrestohet ai bie koalicioni dhe kjo është qeveria që bllokon integrimin e Shqipërisë”.
Kështu pra u konsumua një përballje verbale mes dy ish-miqve, në jetë dhe politikë; që të dy autorë librash, por ku i dyti veç publicistikës ka ushtruar dhe letërsi të mirëfilltë nëpërmjet romaneve. /tesheshi.com/