Nuk ka pritur më kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, (kreu i forcës politike që mbron të drejtat e minoritetit grek).
Pas aleancës së Edi Ramës me “armikun e tij politik” kreun e partisë së çamëve, Shpëtim Idrizi, Dule ka ngjitur shkallët e selisë blu siç duket me një plan aleance me Partinë Demokratike.
Takimi mes Bashës dhe Dules zgjati 30 minuta dhe është përcjellë nga Lulzim Basha deri tek porta. Por nuk kanë dhënë asnjë koment. “Ishte kafe kortezie”, Dule për gazetarët. /tesheshi.com/