Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rajhu i Katërt: Ja si e shohin Gjermaninë ca europianë

by te Sheshi
24/03/2015
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 8 mins read
A A
Rajhu i Katërt: Ja si e shohin Gjermaninë ca europianë

Një rikthim i Gjermanisë në rolin e dominueses në Europë dukej krejtësisht i pamundur pas Luftës së Dytë Botërore. Por eurokriza e transformoi atë nga një vend i tërhequr në një vend aktiv, dhe në këtë kuadër nuk kanë munguar krahasimet me nazizmin. A janë të drejta ato?

30 maji i vitit 1941 ishte dita kur Manols Glezos ia “hodhi”   Adolf Hitlerit. Ai së bashku me një shok të tijin hoqën nga maja e Akropolit flamurin nazist, të cilin e kishin vënë gjermanët  një muaj më parë. Kjo i shndërroi të dy në heronj.

Në atë kohë Glezos ishte një luftëtar i lirisë. Sot 93-vjeçari  është anëtar i Parlamentit Evropian për partinë Syriza. Në zyrën e vet në Bruksel, në katin e tretë të ndërtesës “Willy Brand”, ai rrëfen historinë e tij të luftës kundër nazistëve, si dhe përpjekjet e qeverisë së tij ndaj qeverisë gjermane. Të duket paksa si një Çe Gevara, por i plakur tashmë. Fytyra plot rrudha mbart historinë europiane të shekullit të fundit.

Fillimisht ai luftoi kundër fashistëve italianë, dhe më pas mori armët kundër gjermanëve të Vermahtit. Më tutje luftoi dhe kundër diktaturës greke. Burgun e pa shumë shpesh gjatë jetës së tij, dhe në tërësi ka kaluar 12 vite pas hekurave. Dhe kur doli jashtë për herë të fundit nuk pati aspak në mendje të hiqte dorë nga rebelimet.

Glezos e di fare mirë se çfarë do të thotë një Gjermani dominuese në Europë, dhe shprehet se pikërisht kjo është aktualisht pozita e saj. Por këtë herë, sipas tij, nuk janë ushtarët që kanë sulmuar Greqinë, por biznesmenët dhe politikanët. “Berlini dominon Europën dhe përfiton nga mjerimi i Greqisë,” thotë Glezos. “Por ne nuk kemi nevojë për paratë e Gjermanisë.”

Gjermania përfaqëson të shkuarën e tmerrshme në sytë e tij, edhe pse ai nuk i referohet në këtë rast popullit gjerman, por vetëm klasës së saj qeverisëse. Në këndvështrimin e tij, sot Gjermania është shndërruar sërish në një vend agresor. Glezos thotë se i kujtohet një tekst i shkruar nga Jozef Gëbels, në të cilin ministri i atëhershëm i Propagandës Naziste shkruante se e ardhmja e Europës do të ishte nën udhëheqjen gjermane. Shkrimi titullohej: “Viti 2000”. Gëbels gaboi vetëm me një dhjetëvjeçar për sa ka të bëjë me dominimin gjerman, mendon Glezos.

Sipas tij, njerëzit kanë filluar madje të flasin shpesh dhe për atë që e quajnë “Rajhu i Katërt”, duke iu referuar “Rajhut të Tretë” të Hitlerit. Kjo mund të duket absurde, duke patur parasysh se Gjemania është një shtet demokratik model, me asnjë gjurmë nacionalizmi në të. Por krahasimet me fjalën “rajh” mund të mos jenë tërësisht të pabaza. Termi ka parasysh një sundim, me një pushtet qendror që shtrin kontrollin mbi shumë popuj. Sipas këtij përcaktimi, a mund të ishte gabim nëse do ta quanim sundimin ekonomik të Gjermanisë një ”Rajh”?

 

Një hije në të tashmen

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, sigurisht që nuk të lë përshtypjen e një njeriu që është plotësisht i lirë ta drejtojë vendin e tij sipas mënyrës në të cilën beson. Këtë të hënë ai qe në Berlin për t’u takuar me kancelaren gjermane, për të diskutuar mbi shumë çështje. Një prej tyre është kërkesa e Greqisë ndaj Gjermanisë për dëmshpërblimet e luftës. Këto kërkesa kanë të bëjnë pa dyshim më shumë me gjendjen e dëshpëruar ekonomike në të cilën ndodhet aktualisht Greqia. Por, ndërkohë, do të ishte gabim po të mendohej se e shkuara gjermane nuk është e rëndësishme. Ngase është një e shkuar që gjithsesi vazhdon të hedhë hije në të tashmen. Sipas shumë opinionistëve, dhe jo vetëm, kriza ekonomike në Europë i dha mundësi Gjermanisë që të dominojë në Europën Jugore, e t’ia marrë frymën kësaj të fundit me politika shtrënguese që këto vende të mund të dalin nga kriza e rëndë në të cilën janë futur prej vitesh. Imazhi i Gjermanisë është në ca vende ai i një pushtuesi ekonomik egoist e të pamëshirshëm.

Akuzat vijnë kryesisht nga opinionistë të vendeve që prej vitesh kanë një shifër shumë të lartë të papunësisë, dhe kjo ka risjellë në skenë dhe demonët e së shkuarës. Faji më i madh i Gjermanisë, në të shkuarën, po shumëfishohet nga vendet e brishta, duke u shndërruar në një armë të vërtetë mbrojtëse. Sipas shumë sondazheve jashtë Europës, Gjermania është një vend shumë i respektuar, ndërsa brenda Europës njerëzit i referohen menjëherë nazizmit kur politikat ekonomike bëhen tepër shtrënguese. Akuzat ndaj qeverisë gjermane kanë një dialektikë shumë të çuditshme: njerëzit thonë se Gjermania është shumë dominuese, por jo drejtuese. Eshtë një shtet hegjemon, edhe pse i dobët.

Por si duket në fakt roli i Gjermanisë në Europë i parë nga brenda dhe nga jashtë?

 

“Gjaku i njerëzve tanë”

 Frika e hegjemonisë gjermane në Europë nuk është askund më e madhe se në Francë, vend i cili u pushtua nga fqinjët e vet tre herë gjatë një periudhe 80-vjeçare. “Gjermanofobia” është rritur në përmasa alarmuese në vitet e fundit në të gjithë spektrin politik, nga Fronti Nacional e deri tek socialistët në pushtet. Kjo ka shërbyer pjesërisht për të hequr vëmendjen e popullit nga dështimet e qeverisjes aktuale, si dhe nga dështimet në zbatimin e reformave. Megjithatë, është një ndjenjë që duhet marrë seriozisht. Intelektuali francez, Emanuel Todd, paralajmëron se Gjermania po ndjek në mënyrë të vazhdueshme një politikë të  fshehtë ekspansioni.

Në pikëpamjen e tij, Europa qeveriset nga një Gjermani që në të shkuarën është lëkundur vazhdimisht mes arsyes dhe megalomanisë. Që pas ribashkimit, sipas Todd-it, Gjermania ka vënë nën kontrollin e saj një hapësirë të madhe të Europës Lindore, një rajon që në të shkuarën ishte nën kontrollin e sovjetikëve. Zëvendësministri i Kulturës në Greqi, Nikos Ksidakis, shprehet se i duket sikur vendi i tij po përjeton pasojat e luftës, dhe se politikat europiane të shtrëngimit ekonomik e kanë shkatërruar atë. Ai mendon se Gjermania është bërë shumë e fuqishme në Europë, e se një vend udhëheqës duhet të karakterizohet më së pari nga zemërgjerësia.

 

Një politikë tregtare agresive

Europa i do mallrat gjermane, dhe Gjermania përballet gjithmonë me suficit ekonomik. Një suficit ekonomik do të thotë që Gjermania në tregtinë me vendet e tjera merr më shumë para nga sa shpenzon për prodhimet e saj. Diferenca shpesh del jashtë Gjermanisë në formën e të ashtuquajturave “eksporte të kapitalit”. Me fjalë të tjera, bankat në Gjermani u japin hua kompanive të huaja në mënyrë që ato të blejnë mallra gjermane. Suficiti tregtar i Gjermanisë është katërfishuar që në fillim të mijëvjeçarit, dhe tani kap shifrën 217 miliardë dollarë. Ky rezultat vazhdon edhe në rastin e rënies së fuqisë blerëse në Europë për shkak të krizës. Po përse ndodh kjo? Për shkak të një politike tregtare agresive?

Sipas specialistëve, fakti që aktualisht Gjermania ka suficitin më të madh tregtar në botë  ka një arsye të thjeshtë: pas futjes së euros, mundësia e vetme ishte konkurrenca për ekonominë dhe industrinë gjermane, por këtë nuk e ka bërë në dëm të vendeve të tjera dhe qëllimisht. Sa për Greqinë, ministri gjerman i Financave thotë se ky vend jetoi për dhjetëvjecarë të tërë jashtë mundësive të veta reale ekonomike, për shkak të dështimit në drejtimin e vendit të klasës politike, e jo për shkak të Europës, të Brukselit, apo të Berlinit. Sipas tij, kur njerëzit të cilët e drejtojnë një vend gënjejnë popullin e tyre, nuk është befasi që edhe populli reagon ashpërsisht.

 

Madama “jo”

Ndryshimi i qëndrimit të Gjermanisë ndaj politikave europiane ka qenë dramatik. Merkel edhe në rastet më ekstreme nuk i pranon kurrsesi negociatat. ”Jam vetëm në BE. Por nuk dua t’ia di,” thotë ajo. “Ne jemi në Europë siç është Amerika në botë: një pushtet real, por që nuk e sheh askush me dashuri,” është shprehur dikur në një takim. Për këtë arsye Merkel ka marrë nofkën “Madama ‘jo’”. Po karikaturat e saj me mustaqet e  Hitlerit? Po referimet që e krahasojnë Gjermaninë me Rajhun e Tretë? Nazistët e quajtën Gjermaninë “Rajhu i Tretë” në përpjekje për ta vendosur veten në një linjë me dy epoka pararendëse të dominimit gjerman. E para Perandoria e Shenjtë Romake në Mesjetë. Rajhu i Dytë, sipas kësaj përllogaritjeje, ishte i ashtuquajturi  “Kaiserreich”, që Bismarku e themeloi në vitin 1871 pas fitoreve  ndaj Danimarkës, Austrisë dhe Francës.

 

Dominimi i të tjerëve

Rajhu i Bismarkut, nën perandorin Vilhelmi II, ishte shteti më i fuqishëm në Europë, që kërcënonte Francën, Rusinë dhe Britaninë e Madhe. Por ishte shumë i vogël për të sunduar i vetëm në Europë. Edhe atyre u duhej që të krijonin aleanca; dhe logjika e brendshme dhe e jashtme e këtyre aleancave ishte një nga arsyet më kryesore për shpërthimin e Luftës së Parë Botërore. “Kaiserreich” humbi dhe u nda në vitin 1918. Hitleri besonte se ”Gjermania e Madhe” ishte mjaftueshëm e madhe për të sunduar në Europë, por e kishte shumë gabim. Gjermania naziste ishte e pazonja për t’i mundur Aleatët edhe me taktikat më brutale të luftës.

Dominimi gjerman në  kontinent u bë i pamundur për shumë kohë pas fundit të Rajhut të Tretë. Lindja dhe perëndimi i vendit u ndanë. Perëndimi u zhvillua shumë, dhe Banka Qendrore Gjermane dominoi botën financiare europiane në vitet ’70 dhe ’80.  Presidenti francez, Fransua Miteran, në kohën e ribashkimit të dy Gjermanive, nuk ishte një duartrokitës i madh i këtij akti. Ai druhej se kolosi i madh në mes të Europës do të kërkonte shumë shpejt të dominonte. Edhe Thaçeri i Britanisë kishte të njëjtin mendim.

Sot edhe njëherë kemi të njëjtin paradoks në Gjermani. Ai është një shtet sa i madh, aq edhe i pamjaftueshëm për të qeverisur i vetëm në Europë.

 

Si një perandori

Le t’i kthehemi krizës greke. Gjermania ishte mbështetësja kryesore për dy paketat e para të ndihmës greke, por ato nuk qenë të mjaftueshme. Qeveria e re greke synon që ta ndryshojë thelbësisht eurozonën, duke i pakësuar sa më shumë që të jetë e mundur rregullat e lojës gjermane. Në botën e sotme, të dominuar nga çështjet ekonomike, sundimtarët dhe të sunduarit i kanë shndërruar përkatësisht rolet në kredidhënës dhe kredimarrës. Gjermania është kredidhënësi më i madh i Europës.

Kredidhënësit kanë pushtet mbi kredimarrësit: ata presin që këta të fundit të jenë mirënjohës dhe të bindur. Ata duan që të kenë pushtet ndaj borxhlinjve, sepse druhen se nuk do të mund t’u kthehen më paratë. Gjermania ndërkohë mund të paguajë borxhet e Greqisë, por jo ato të Spanjës dhe Italisë. Gjermania mund të jetë mjaftueshmërisht e fuqishme për të imponuar rregullat e saj në Europë, por është tepër e vogël për të qenë hegjemone. Si edhe para Luftës së Parë Botërore, ajo ka frikë se mos rrethohet nga shtete të vegjël.

 

Referencat e fshehta naziste

Gjermania mund ta ketë dominuar Europën ekonomikisht, por është shumë e pafuqishme për sa i përket politikës së jashtme. Ajo nuk pranon të luajë një rol të madh. Gjermania kërkon që të ketë pushtet ekonomik, po jo politik. Nacionalizmi i saj bazohet te ekonomia dhe te statistikat e eksportit, e jo te dëshira për të qenë një fuqi gjeopolitike. E njëjta dilemë mund të vihet re edhe në rolin e Gjermanisë në rastin e krizës ukrainase. Sipas analistëve gjermanë, kjo është arsyeja se përse krahasimet që i bëhen Gjermanisë aktuale me atë naziste janë të pabaza.

                                                                       Marrë me shkurtime nga numri i sotëm i së përjavshmes Der Spiegel.

 

 

 

 

 

 

 

 

Related Posts

Buka “me helm” për banorët e Gazës
Lindja e Mesme

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?
Kryesore

“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Next Post
SPECIALE/ Tre rrëfime qytetarësh kosovarë: Si e kujtojmë 24 marsin e `99-ës

SPECIALE/ Tre rrëfime qytetarësh kosovarë: Si e kujtojmë 24 marsin e `99-ës

Kosova barazon me Frankfurtin

Kosova barazon me Frankfurtin

PORTRET/ Ja kush është ai burrë që i ka bërë këto…

Pasqyra e shtypit të Tiranës, e mërkurë 25 Mars

TË FUNDIT

  • Të fundit
Era paqe tregtare mes dy fuqive

Era paqe tregtare mes dy fuqive

11/05/2025
FIFA, dënime më të ashpra për racizmin

FIFA, dënime më të ashpra për racizmin

11/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Era paqe tregtare mes dy fuqive

Era paqe tregtare mes dy fuqive

11/05/2025
FIFA, dënime më të ashpra për racizmin

FIFA, dënime më të ashpra për racizmin

11/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.