Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Radio Sofja zgjeron hartën e bullgarëve në Shqipëri: Tirana po i asimilon!

by te Sheshi
23/03/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Radio Sofja zgjeron hartën e bullgarëve në Shqipëri: Tirana po i asimilon!

Bullgarëve nuk po i ikën oreksi për të gjetur njerëz e degë të tyre në Shqipëri.

Pas rezolutës së Parlamentit Europian për njohjen e pakicës bullgare në Shqipëri, Sofja po merr ditë pas dite ofensivën e gjetjes së  bashkëatdhetarëve të tyre.

Në një reportazh të transmetuar në faqen online të radio Sofjes në shqip, shkohet deri atje sa jo vetëm fshatarët e Prespës dalin bullgarë por edhe muslimanët e krahinës së Shishtavecit quhen të tillë.

Sipas një studiuese bullgare, goranët e Kukësit janë Bogomilë, pra trashëgimtarë të një sekti fetar që janë persekutuar nga Kisha Ortodokse gjatë sundimit të Bizantit.

Në shkrimin e saj, Radio Bullgaria shkon edhe më tej kur thekson se edhe Doklet e Shishtavecit, pra fisi i ish-kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, Namik Dokle,  janë bullgarë.

Para një muaji Parlamenti Evropian pranoi një Rezolutë për Shqipërinë, në të cilën sipas propozimit të eurodeputetëve bullgarë Andrej Kovaçev dhe Angell Xhambazki ishte përfshirë një tekst, në të cilin pohohen të drejtat e popullsisë bullgare në Prespë të Vogël, Gollobordë dhe Gorë.

“Ky është një dokument historik, sepse deri tani në vazhdim të disa dekadave nuk kemi arritur ta shtrojmë çështjen për të drejtat e bullgarëve në Shqipëri. Kjo është një temë e hapur akoma para vitit 1944. Ne gjetëm dokumente dhe  procesverbale të takimeve nga viti 1932 midis Shqipërisë dhe Bullgarisë, ku është shkruar për të drejtat e bullgarëve dhe për një vendim të palës shqiptare për njohjen e minoritetit bullgar në Shqipëri. Pavarësisht nga kjo nuk ka ndodhur. Pas Luftës filloi jugo-komunizmi, filloi denacionalizimi – një politikë e tmerrshme e Titos për ndryshimin e vetëdijes kombëtare jo vetëm të bullgarëve në Jugosllavi, por edhe të bullgarëve në shtetet fqinje – në Greqinë e Veriut, në Shqipëri. Tani jam shumë i lumtur për këtë se disponojmë me një dokument zyrtar të Parlamentit Evropian” – këto janë fjalët e eurodeputetit Andrej Kovaçev të botuara në faqen e tij të internetit.

Por Radio Bullgaria shkon edhe më tej duke “vizatuar” një hartë të gjerë të vendbanimeve bullgare.

Media publike e vendit ballkanik citon një material studimor të një akademikeje bullgare, e cila thekson se banorët e zonës së Gorës dhe si rrjedhim edhe asaj të Dragashit në Kosovë janë bullgarë.

Radio Bullgaria thotë se numri i bashkëatdhetarëve të tyre arrin shifrën e 100 mijë frymëve.

Duke iu referuar burimeve zyrtare të Sofjes, Radio Bullgaria thekson se Tirana “është gati të pranojnë të drejtën e secilit shtetasi që deklaron ndonjë përkatësi të ndryshme etnike”.

Luçia Antonova-Vasileva, është një gjuhëtare bullgare, anëtare e Akademisë së Shkencave të Vendit të saj. Ajo ka botuar një libër mbi zonën e Shishtavecit ku thekson se ata janë pjesë e trungut bullgar.

Ja ç’shkruan Antonova-Vasileva:

“Ata nuk dallojnë njerëzit nga Maqedonia dhe nga Bullgaria, sepse sipas tyre të gjithë ne jemi njësoj. Ata mendojnë se prejardhja e tyre është lidhur me Bullgarinë”.

Gjuhëtarja bullgare citon një hulumtim të studiuesit Nazif Dokle nga fshati Borje i rrethit të Kukësit (njeri i afërt me ish-kryetarin e Parlamentit, Namik Dokle).

Sipas tij, goranët janë pasardhës të bogomilëve (bëhet fjalë për sektin fetar të Bogomilit në Bullgarinë e Mesjetës), të cilët janë dëbuar nga rajoni i malit të Rodopeve.

Por Antonova thekson më tej se “Flitet shumë për këtë se goranët kanë ardhur nga diku. Sipas meje ata në të vërtetë janë vendosur në këto rajone malore për t’u shpëtuar nga ndonjë persekutim.

Luçia Antonova-Vasileva rreket në tej në intervistën e dhënë për Radio Bullgarinë në gjuhën shqipe, se zonat ku jetojnë bullgarët e Shqipërisë janë lënë pas dore edhe sot nga qeveria e Tiranës, pra po persekutohen.

“Është e vërtetë se askush nuk do të zgjedhë të jetojë në një vend aq të larguar dhe të paarritshëm, në se nuk është detyruar ta bëjë këtë. Bile sot, për të vizituar fshatrat në fjalë më duheshin disa orë me një makinë moderne, të mos flasim për epokat më të vjetra”, thekson Antoneva.

Por më pas nis edhe akuza apo fjalët e rënda të radios shtetërore bullgare ndaj autoriteteve shqiptare.

“Dhe derisa Sofja dhe Shkupi nuk gjejnë një mënyrë për të ndarë pakicën në Shqipëri, proceset demografike atje zhvillohen me forcë të plot dhe ato me siguri nuk janë në favor të mbrojtjes së bashkësive të vogla, të gjuhës, kulturës dhe traditave të tyre. Për shkak të rajonit të paarritshëm ato gjithnjë e më shumë shpopullohen. Do të ishte më mirë, në vend që të konfrontohen Bullgaria dhe Maqedonia të bashkonin përpjekjet e tyre për të ndihmuar dhe për të ruajtur këtë minoritet aq interesant. Në se nuk bëjnë kështu është e mundshme që pas vitesh të mos ketë për kë të konfrontohen”.

Kështu e mbyll reportazhin e saj pa emër Radio Bullgaria, që pritet natyrisht që ta trajtojë edhe në të ardhmen çështjen e “pakicës bullgare” në Shqipëri. /tesheshi.com/

Related Posts

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Idrizi “presion” Ramës: zbardhet paketa e propozimeve për zgjedhjet

Idrizi “presion” Ramës: zbardhet paketa e propozimeve për zgjedhjet

Edi Rama, përleshje verbale me Ben Blushin: Je një xhaketë e kthyer disa herë!

Edi Rama, përleshje verbale me Ben Blushin: Je një xhaketë e kthyer disa herë!

Lindin Romeo dhe Zhulieta e kohëve moderne, kanë vetëm 18 orë diferencë

Lindin Romeo dhe Zhulieta e kohëve moderne, kanë vetëm 18 orë diferencë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni