Më shumë se 300 rabinë amerikanë kanë nënshkruar një peticion me anë të të cilit i bën thirrje qeverisë së Izraelit që të ndalojë shitjen e armëve drejt Mjanmarit, atje ku dhe sipas Kombeve të Bashkuara po kryet “spastrimin etnik” ndaj popullsisë muslimane Rohingia.
Mediat izraelite njoftuan këtë javë se Izraeli ka vazhduar t’i shesë armë në Mjanmarit.
Peticioni u frymëzua nga organizimi i rabinëve dhe i këngëtarëve të dedikuar për të drejtat e njeriut. Ai gjithashtu u bën thirrje Shteteve të Bashkuara që të ndalojnë programet e trajnimit të ushtrisë së Mjanmarit.
Ndërkohë, edhe një numër rabinësh izraelitë, si dhe organizata të ndryshme të drejtave të njeriut në Izrael, i kanë dërguar ankesat ngjashme qeverisë izraelite.
Nënshkruesit e peticionit, thanë se këtë reagim e kanë si premtim që “kurrë nuk do të lejojnë të ndodh Holokausti”, që i referohet vrasjes së gjashtë milionë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Referuar këto precedenti historik tragjik, ata thonë se duan të mbrojnë viktimat e sotme të spastrimit etnik. /tesheshi.com/