Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Qyteti legjendar: kërkimi i gjatë për Timbuktunë, tokën e diturisë përtej Saharasë

by te Sheshi
20/05/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
Qyteti legjendar: kërkimi i gjatë për Timbuktunë, tokën e diturisë përtej Saharasë

Europianët kanë ëndërruar gjatë për t’iu qasur qytetit legjendar përtej Saharasë, që mbetet ende një mit. Emrat që i kanë vendosur kanë qenë të shumtë: Tombut, Tenbuch, Tombouctou. Timbuktu.

Emrat nuk kanë rëndësi pasi bëhej fjalë për të njëjtin kërkim të europianëve në anën tjetër të shkretëtirës, e për të cilin askush nuk ishte i sigurtë. A ishte një Jeruzalem i ri? Një Kartagjenë afrikane? Një Firence maure? Askush nuk e dinte: eksplorator pas eksploratori u përpoqën ta arrijnë, për të dërguar rrëfimet pas në Europë për këtë qytet legjendar në lumin Niger, mirëpo deri vonë në shekullin e 19-të çdo përpjekje kishte përfunduar në vdekje ose dështim.

Ngritur jashtë qasjes së diturisë europiane, Timbuktu kapi fuqishëm atë që Edward Said, një akademik palestinezo-amerikan e quajti imagjinatë “orientaliste”. Për shekuj me radhë, mitet zëvendësuan njëri-tjetrin.

Në aventurën e tij për dokumentimin e qyteteve, të zhdukura apo të mbijetuara, gazetari veteran i “The Guardian”, Charlie English, gjurmon sesi u formësua ideja europiane për Timbuktunë përmes “betejës së gjatë shekullore të Perëndimit për të gjetur, pushtuar dhe kuptuar qytetin”. Jashtë qasjes së Europës së krishterë pas sundimeve muslimane në shekujt e shtatë dhe të tetë, largësia dhe izolimi i Timbuktusë në cepin më të largët të gjurmës që ndiqnin karavanët në Sahara, donte të thoshte se mungonin rrëfime burimore. Eksploratorët që ëndërronin për El Doradon e Afrikës, me dhuratat dhe pasurinë e duhur për të rrugëtuar, prisnin në shtëpi me etjen e madhe për t’u nisur.

Leo Africanus, udhëtar afrikano-verior me origjinë të paqartë, e vendos Timbuktunë në hartën intelektuale me “Përshkrime nga Afrika”, një rrëfim ekstravagant i rrugëtimit të tij në atë që tani është Tunizia deri në mbretëritë tregtare të Afrikës perëndimore.

Portretizimi i tij i shekullit të 16-të i një qyteti të artë dhe të ndriçuar jehoi përgjatë shekujve që pasuan. Eksploratori skocez, Mungo Park, publikoi “Udhëtime në lagjet e brendshme të Afrikës” në vitin 1799. Libri që rezultoi bestseller, e bëri Timbuktunë pjatën e parë të menysë së bisedave në Europën e lexuar, por Park nuk arriti kurrë në qytet. Një ushtar pak i njohur skocez, majori Alexander Gordon Laing, më në fund hyri në qytet në vitin 1826: ai më pas la një shënim të koduar që tregonte pak, përpara se të zhdukej në shkretëtirë.

René Caillié, një francez i vetmuar, pretendoi me të madhe se ishte gati të kishte të njëjtin fat me Laing: “Gjallë a vdekur, do të jetë imi”. Por, Caillié doli të ishte eksploratori i parë europian që u rikthye nga qyteti gjallë, në vitin 1828.

Detaje të tjera nisën të dalin, që e përshkruanin qytetin më pak fantastik sesa e kishin imagjinuar shumë europianë. Por, miti i Timbuktusë u provua të ishte kokëfortë. Me hyrjen në shekullin e 20-të, ai mbeti burim fantazimi e tërheqjeje për akademikët e përfshirë nga legjenda e zbukuruar e bibliotekave të tij dhe njohurive të pakonkurrueshme.

Realiteti, në mënyrë të pashmangshme, ishte më tepër i zakonshëm. Në të vërtetë, një qytet tregtar maur me ndikim ishte vendosur në pikëtakimin e rrugëve që dilnin nga shkretëtira më e madhe në botë dhe nga lumi më i gjatë i Afrikës perëndimore që të paktën në shekullin e 12-të. Deri në zbulimin e Amerikave, ai shtrihej në zemër të një rajoni që prodhonte dy të tretat e gjithë arit mesdhetar. Qyteti ishte një aset i rëndësishëm për një sërë perandorish që pasuan njëra-tjetrën: Mali, Songhai, Maroku.

Ishte një shoqëri veçanërisht (edhe pse jo e vetme) e sofistikuar që nga të paktën shekulli i 14-të, e pasur me literaturë, medrese dhe mijëra studentë. Tipari më dallues i Timbuktusë, megjithatë, ishin bibliotekat e saj të shumta private, puna e akademikëve të qytetit, mbështetur nga familjet më të pasura. Në këto biblioteka u depozituan dorëshkrime të famshme – një numër i pamatshëm tekstesh kryesisht fetare, por edhe punime sekulariste si poezi, romane dhe artikuj shkencorë, dhe po aty ato u ruajtën përgjatë shekujve.

Duke lexuar rreshtat me një rrëfim të gjallë të historianit English, për aventurën e kërkimit të Timbuktusë, përjetohet një rrëfim interesant edhe i një historie më të vonë: evakuiimin e guximshëm të qindra mijë dorëshkrimeve të Timbuktusë nga bibliotekarët e saj gjatë pushtimit të militantëve në vitin 2012. Kërcënimi i pushtuesve ndaj qytetit shpesh ishte lënë në hije në shekujt e mëparshëm, që nga pushtimi maroken në fund të shekullit të 16-të e deri tek ai francez në fund të shekullit të 19-të. Francezët dhe militantët më vonë, edhe pse tërësisht të ndryshëm në çdo aspekt, panë në fakt një qytet dikur madhështor që mund të rilindte në lavdinë e vet vetëm nën pushtimin e tyre.

Historiani English tregon paralelisht rrëfimet e vjetra dhe të reja. Evakuiimi i dorëshkrimeve të Timbuktusë është treguar edhe nga të tjerë në artikuj gazetash dhe libra të ngjashëm. Por, historia e eksplorimit europian është një subjekt mjaft interesant në vetvete, dhe për më tepër, shumë më pak i njohur. Dy historitë ndriçojnë njëra-tjetrën, por pjerrtaz në një farë mënyre.

Një gjë e tillë ndodh për shkak se autori English e përfundon rrëfimin duke hedhur një hije dyshimi mbi historinë e evakuiimit. Është, sipas asaj që ai sugjeron, një “përrallë folklorike e ditëve moderne”, kërcënimi i militantëve ndaj dorëshkrimeve është ekzagjeruar disi, dhe numri e vlera e tyre është mbivlerësuar. Por kjo, argumenton ai, është në përputhje me një traditë të gjatë. Historia e Timbuktusë ka qenë gjithnjë e treguar dhe e ritreguar si një tapet me gjysmë të vërteta dhe pothuajse të vërteta të formësuara nga të huajt dhe vetë banorët e Timbuktusë,

Historia e qytetit, thotë ai, ekziston si “një lëvizje e përjetshme, duke rrugëtuar sa nga njëri pol në tjetrin midis mitit dhe realitetit”. Nuk përbën habi që njerëz si ai vetë, historiani, vazhdojnë të shkruajnë për qytetin.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Next Post
Risia e Samsung, do të nxjerrë në treg telefonin me dy kamera

Risia e Samsung, do të nxjerrë në treg telefonin me dy kamera

Tabiat vetëvendosësish: shet makinën për të përballuar shpenzimet e fushatës zgjedhore

Tabiat vetëvendosësish: shet makinën për të përballuar shpenzimet e fushatës zgjedhore

Në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë garojnë 19 parti, 5 koalicione dhe 2 iniciativa

Në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë garojnë 19 parti, 5 koalicione dhe 2 iniciativa

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni