Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Qyteti me jetë të dyfishtë: udhëtim në botën e nëndheshme të Kadizit

by te Sheshi
04/12/2016
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Turizëm & Udhëtime
Reading Time: 5 mins read
A A
Qyteti me jetë të dyfishtë: udhëtim në botën e nëndheshme të Kadizit

Shumë më poshtë bareve të zhurmshëm dhe rrugëve plot njerëz të Kadizit në jug të Spanjës, speleologu Eugenio Belgrano drejton elektrikun e dorës në një botë të heshtur e boshe. Rrezet çajnë përmes një tuneli sterrë të zi dhe ndalen mbi një mur guri, ku njerëz nga epoka të harruara kanë zhgarravitur emrat e tyre së bashku me vitin kur kanë qenë aty: pjesa më e madhe e dative janë mes viteve 1600 e 1700.

29-vjeçari, Belgrano, ishte 11 vjeç kur së bashku me disa miq zbuloi një portal që të çonte në një mbretëri nëntokësore. Harruar prej dekadash, në një qytet të njohur për plazhet dhe ngrohtësinë e diellit, rrjeti i tuneleve nëntokësore është bërë një legjendë urbane, e tillë që nxiti fëmijët të kacavirren për poshtë një kanali të qytetit e të kërkojnë për to.

kadiz-3

Atje ata gjetën një tunel 823 metra të gjatë që çonte në një pyll të vogël sipër tokës, pjesë e një labirinti të lashtë kalimesh, shpellash dhe vendvarrimesh që shtrihen rreth 60 kilometra poshtë qytetit.

Pjesë të këtij rrjeti merimange datojnë gati 3 mijë vjet përpara, kur fenikasit themeluan qytetin-port. Romakët e shtrinë rrjetin e tuneleve dhe pjesë të tjera u shtuan midis shekujve të 16 dhe të 18. Ushtarët, trafikantët dhe anëtarë të shoqërive secrete janë mes atyre që kanë kaluar mes korridoreve të ngushta e tërë myk.

Në periudhën romake, në Kadiz, që nisi në vitin 200 para erës sonë dhe zgjati 700 vjet, tunelet përdoreshin për të transportuar ujin përmes qytetit dhe për të ruajtur varret nëntokësore. Hebrenjtë dhe anëtarët e Urdhërit të Kryqit të kuq masonik më pas i përdorën tunelet për t’u fshehur nga persekutimi apo për të performuar ritualet e tyre gjatë Inkuzicionit Spanjoll të viteve 1478 – 1834.

Pasi trupat angleze dhe hollandeze morën në kontroll Kadizin në vitin 1596 gjatë luftës Anglo-Spanjolle, qytetit iu shtuan edhe më shumë tunele si dhe iu ndërtua një mur mbrojtës për të fshehur trupat ushtarake dhe për të ndaluar armiqtë që të gërrmonin hyrjen klandestine në qytet.

kadiz-1

“Eshtë si një makinë kohe”, thotë Belgrano. “Ti zbret 5 metra nën tokë dhe shkon 400 apo 500 vjet pas. Nuk e kupton fare se jeton në shekullin e 21-të. Kur je atje poshtë, shkëputesh nga bota. Je në një planet tjetër, të krijon gjendje transi”.

I përkushtuar për të eksploruar sa më shumë nga rrjeti nëntokësor që të mundet, Belgrano zbret me litar për çdo ditë, duke vëzhguar me kujdes tavanet e rrumbullt për shenja krisjeje e duke mbajtur me vete një detektor gazi për të kontrolluar nivelin e monoksidit të karbonit dhe metanit. Ai vesh rroba që nuk digjen nga zjarri, një maskë frymëmarrjeje të lidhur me një bombolë oksigjeni, një helmet në rast të rënies së gurëve dhe një elektrik koke për të parë në errësirë. Është gjithnjë e pasigurtë se çfarë të pret përpara.

Thellë në tokë, Belgrano dëgjon ndonjëherë zërat e njerëzve sipër tij. Ai mund të shkelë mbi shkëmbinj, të ndeshet me kocka njerëzish, me gjarpërinj dhe minj, apo të zhytet në ujë kaf deri në grykë. Për shkak të lagështirës së madhe, ajri është gjithnjë i ngrohtë, pavarësisht se temperatura në këtë rrjet nëntokësor shënon gjatë gjithë vitit 20 gradë. Ai dhe ekipi i tij i vogël i arkeologëve, pjesë e shoqatë së Hetuesve të nëntokës së Kadizit, që ai vetë ka themeluar, janë gjithë kohës duke eksploruar, duke bërë fotografi dhe duke dokumentuar atë që shohin, ndonjëherë deri në orët e para të mëngjesit.

Ai ka gjetur vizatime arkitekturore të nënshkruara në mure të punuara nga inxhinierë të shekujve 17-18 që kanë studiuar ndërtimin e strukturave të ngatërruara nëntokësore. Ai madje, ka nxjerrë nga toka edhe një dokument nga fillimi i viteve 1800 që përshkruan zërat e fantazmave nga poshtë Kadizit – që në fakt ishin trafikantë që transportonin mallra kontrabandë përmes tuneleve.

kadiz-2

Që nga gjetja e tij e fillimit, 18 vjet më parë, Belgrani dhe ekipi i tij kanë zbuluar shumë më tepër portale përgjatë qytetit – por pjesa më e madhe janë në tokë private dhe shpesh të bllokuara me dhera dhe ujë.

“Secili që ka një gropë në pronën e vet dëshiron të dijë se përse ajo është aty, por askush nuk është mjaftueshëm i guximshëm sat ë hyjë në të”, thotë Belgrano. “Kështu që ata na thërrasin ne për t’u treguar se çfarë ka poshtë shtëpisë së tyre”.

Gjatë një prej ekspeditave nën një ndërtesë banimi, Belgrano zbuloi një katakomb të ndërtuar në vitin 1633 që ai e hapi për publikun vitin e kaluar, një aventurë kjo e financuar nga ai vetë.

“Catacumbas del Beaterio” ishte vendvarrimi për murgjërit e urdhërit franceskan të shekullit të 17-të. Mund të ketë qenë edhe vendtakim për anëtarët e një urdhëri masonik, pasi simboli i tyre me një kryq të kuq u gjend në mur. Shekuj më pas, kur trupat e gjeneralit

Francisco Franco morën në kontroll Kadizin gjatë luftës civile në Spanjë, banorë e ndërtesave të afërta u fshehën në këtë katakomb. Bëhet fjalë për një hapësirë intime që mund të nxërë jo më shumë se 20 persona njëherësh.

Belgrano gjithashtu, ka zbuluar pusin “de la Jara” apo të gurit të kuq, që ishte burimi i vetëm i ujit të transportueshëm në Kadiz deri në vitin 1666. Edhe Kristofor Kolombi thuhet se e ka furnizuar anijen e tij me ujë nga burimi përpara udhëtimit të dytë drejt Amerikës. Pusi u vulos dhe kishte humbur për më shumë se 300 vjet derisa Belgrano e gjeti atë nën dhomën e gjumit të një shtëpie.kadiz

Por, pavarësisht të gjithë këtyre vjetëve eksplorimi, ai ka parë vetëm një pjesë të vogël të labirintit poshtë qytetit. Ai po punon për të kthyer në funksion më shumë tunele dhe për t’i hapur ato për publikun. E radhës është ajo e dhjetorit, kur ai pritet të hapë një ekspozitë nëntokësore me fotografi dhe video të të gjitha tuneleve dhe shpellave që ka eksploruar deri më tani. Në të njëjtën kohë, vetëm Belgrano dhe ekipi i tij kanë akses në mbretërinë nëntokësore.

“Kur ne gjejmë një hyrje, e mbajmë sekret”, thotë ai, duke shtuar “nuk ka ndonjë libër që të tregojë sesi të gjesh apo të hysh në ndonjë shpellë nëntokësore. Është një proces që po e krijojmë tani”.

Ai kujton udhëtimin e tij të parë në tunelet nëntokësore, 18 vjet më parë. “Ishte e rrezikshme”, thotë ai. “Ne nuk dinim se ku po shkonim”. Belgrano shpreson të drejtojë të tjerët përmes kësaj bote të paeksploruar dhe ta mbrojë atë për brezat e ardhshëm.

“Tuneleve nuk iu është dhënë rëndësia që meritojnë. Ato kanë qenë aty për shekuj dhe me ndërtimin e ndërtesave dhe parkingjeve, ne po e shkatërrojmë këtë botë nëntokësore”, përfundon ai.

Përgatiti: Juli Prifti- /tesheshi.com/

Related Posts

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Zgjedhjet në Drenas/ KIZ denoncon shkelje, në Gradicë bllokohet votimi

Zgjedhjet në Drenas/ KIZ denoncon shkelje, në Gradicë bllokohet votimi

Pemët artificiale të Vitit të Ri nuk janë dhe aq të gjelbërta sa mund të mendoni

Pemët artificiale të Vitit të Ri nuk janë dhe aq të gjelbërta sa mund të mendoni

Tronditet Finlanda, vriten me armë kryebashkiakja dhe dy gazetare

Tronditet Finlanda, vriten me armë kryebashkiakja dhe dy gazetare

TË FUNDIT

  • Të fundit
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Kështu sfidohet Trump nga Putin

Kështu sfidohet Trump nga Putin

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni