Ngjarjet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shtrënguar dy vende që t’i paralajmërojnë shtetasit e tyre të tregohen të kujdesshëm në udhëtimet e tyre.
Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të cilët udhëtojnë drejt SHBA-ve që t’i shmangin grumbullimet e njerëzve dhe protestat e mundshme.
Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në Uashington lëshoi të shtunën një alarm të veçantë, duke i nxitur qytetarët e vet që të qëndrojnë larg protestave në qytetet amerikane pas incidenteve të ditëve të fundit.
Ndërsa Bahrejni shfrytëzoi Twitter-in për të bërë një paralajmërim të ngjashëm për shtetasit e tij. Kujdesi ndaj protestave e hapësirave me grumbullime njerëzish, si dhe qëndrimi larg tyre, ishte në qendër të këshillës së Bahrejnit.
Vrasjet e ditëve të fundit dhe protestat masive që i kanë shoqëruar ato e kanë bërë situatën të trazuar në një pjesë të SHBA-ve. /tesheshi.com/