Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Qytetarët të revoltuar: historitë e familjeve të ndara nga urdhri ekzekutiv i Trump-it

by te Sheshi
29/01/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Qytetarët të revoltuar: historitë e familjeve të ndara nga urdhri ekzekutiv i Trump-it

Urdhri ekzekutiv i presidentit amerikan Donald Trump për të ndaluar emigracionin nga shtatë vende me shumicë muslimane për 90 ditë i ka lënë shumë të huaj në gjendje pezullie. Media ndërkombëtare u ka dhënë hapësirë jo vetëm protestave që shoqëruan urdhrin e Trump-it dhe shkeljen e parimeve kushtetuese, por edhe përvojës së njerëzve që ndjejnë së pari efektet e këtij urdhri.

Kështu, BBC sjell histori njerëzish, disa prej të cilëve kërkuan të ruajnë anonimitetin, por të tjerë thonë hapur se nuk jnë dakord me këtë vendim që ndërpret në mes jetën e ngritur me mundim mes Amerikës dhe vendeve të origjinës.

Një qytetare që ka në përdorim një green-card amerikane tha për BBC-në, se nëna e saj iraniane, 69-vjeçare duhet të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara mëngjesin e së dielës. “Ajo aplikoi majin e vitit të kaluar, dy muaj pasi unë lindja djalin tim. Ajo shpresonte të vinte të na shihte dhe të shihte nipin e vet për herë të parë. Më në fund arriti të marrë një vizë, pas nëntë muaj pritjeje.”

“Ne kemi një biletë për mëngjesin e së dielës. Ne ende nuk e dimë se çdo të ndodhë, por kemi parë njerëz që janë kthyer në kufi. Unë telefonova policinë kufitare dhe ata më thanë se të gjithë do të kthehen nga aeroporti Kenedi”.

Në historinë e saj, 33-vjeçarja rrëfen se ka një diplomë master në inxhinieri dhe ka arritur në SHBA një dekadë më parë. Ajo ka frikë se kthimi i të huajve mund të ketë pasoja afatgjata.

“Bashkëshorti im është amerikan, dhe e gjitha familja e tij është këtu. Unë isha duke e biseduar me të: ‘A jam në gjendje të largohem nga vendi. A është ku vendi ku unë dëshiroj të jetoj? Është një vend që po largohet gjithnjë e më shumë nga vlerat e veta. Unë nuk mendoj se e gjitha kjo është amerikane. Nuk mendoj se është njerëzore- nuk është etike”.

“Por, në të njëjtën kohë, familja ime është amerikane. Nuk mund t’i kërkoj bashkëshortit tim të largohet me mua, të paketoj bagazhet në çdo kohë që ne mund të përballemi me këtë moment të vështirë. Kështu, që po mendoj ta largoj tim bir drejt ndonjë vendi tjetër… kështu që nëna ime të mund të jetë në gjendje të shohë të nipin të paktën një herë”.

Batool Shannan, është një siriane që jeton në Essen në Gjermani, e duhet të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara pas një jave.

Ajo është shkencëtare që punon me kërkimet për kancerin e  lëkurës dhe më parë ka punuar edhe në Amerikë.

“Jam siriane që u largua nga Siria në vitin 2012 për të punuar në Filadelfia për dy vjet e  gjysmë”, tha ajo për BBC-në. “Më pas u zhvendosa në Gjermani, ku kam qënduar prej asaj kohe”.

“Aplikova për vizë dhe e mora dhe doja të shkoja për pushime në Filadelfia më 8 shkurt, si dhe për të takuar kolegët e mi. Jam shkencëtare dhe punoj në kërkimet për melanomën dhe për ne, bashkëpunimet janë shumë të rëndësishme. Tani, jo vetëm që ndalohem të shkoj – por nuk jam e sigurtë as nëse mund të anulloj fluturimin tim që më ka kushtuar 1 mijë euro.

“Ndjesia e padrejtësisë është kaq e madhe dhe ky urdhër-ndalim është kaq poshtërues.

Musa Sharkawi, kërkues në kardiologji nga Jordania po trajnohet në Konektikat dhe së fundmi, me të u bashkua dhe gruaja e tij – një doktoreshë nga Siria.

“Si mbajtës i një pasaporte siriane, ajo nuk mund të largohet nga vendi pasi nuk do mund të rikthehet”, thotë ai.

“Familja e saj nuk mund të na vizitojë, pasi ata e kanë të ndaluar t’i pajisin me vizë amerikane. Urdhëri i ri ekzekutiv po i ndan familjet, e shumë më keq se kaq”.

“Endërrat e shumë njerëzve janë shkatërruar me një të rënë të lapsit të presidentit të ri. Shumë doktorë të rinj të shkëlqyer kanë kaluar vite duke u përgatitur për marrjen e provimeve të licencës që kanë kushtuar më mijëra dollarë”.

“Unë isha shefi i një spitali ku bëra trajnimin, dhe ku trajtova me mijëra pacientë. Kam publikuar shumë artikuj kërkimorë dhe kapituj librash, kam mësuar dhe trajnuar me qindra student të mjekësisë dhe doktorë të rinj, si amerikanë ashtu edhe të huaj.

Kjo është një situatë dramatike në qëndrim dhe e tillë që do të ndalojë shumë mendje të reja të shkëlqyera nga ndjekja e ëndërrës amerikane”.

Disa nga njerëzit e prekur nga kufizimi në hyrjen në Amerikë po marrin në konsideratë largimin e përhershëm prej saj. Një profesionist iranian që punon në zonën e Uashington DC tha për BBC-në se gruaja e tij kishte shkuar në Iran ku priste që të rinovonte vizën. Procesi zgjati pesë muaj dhe tani ajo është bllokuar atje, pa mundur të udhëtojë në SHBA.

“Kam dëgjuar histori tronditëse. Madje, edhe njerëzit që kanë green-card nuk po lejohen të hyjnë në SHBA. Mendova se karta e gjelbër ishte një leje e përhershme banimi – por dukshëm nuk qënka kaq e përhershme”.

Ai thotë se një opcion është të kthehet vetë tek gruaja e tij në Iran, pasi përndryshe çifti do të tentojë të provojë opcione të tjera. “Mund të përpiqemi të shkojmë në vende të tjera, ndoshta në Kanada apo Australi. Do ta shohim nëse mund të transferohemi dhe të rinisim jetën nga e para”.

Hamaseh Tayari, veteriner nga universiteti i Gllasgout tha për BBC-në se ajo ishte “vërtet e mërzitur” dhe e “frikësuar” pasi i ishte mohuar leja për të fluturuar drejt shtëpisë nga Kosta Rika, përmes Nju Jorkut.

Me shtetësi iraniane, doktoresha duhet të rikthehej në Skoci pas pushimeve dyjavore. Duke folur nga aeroporti në Kosta Rika. 

Tayari tha: “Mbërritëm në aeroport këtë mëngjes në orën pesë për të fluturuar drejt Nju Jorkut dhe më pas nga Nju Jorku në Glasgou. Njerëzit në check-in më thanë se nuk më lejohej të merrja avionin për shkak të rregullave të reja.

U detyrova të gjeja rrugë tjetër përmes Madridit. I shpenzova të gjitha paratë që kisha. Tani nuk di si do paguaj qiranë, faturat dhe ushqimin…”

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
“Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse
Bota & Rajoni

“Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

17/05/2025
A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?
Afrika

A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

17/05/2025
Next Post
Diçka që nuk e dinit, bëni kujdes nëse e lani pulën para se ta gatuani

Diçka që nuk e dinit, bëni kujdes nëse e lani pulën para se ta gatuani

Trump-i ua mbyll dyert refugjatëve, Justin Trudeau hap krahët: “Mirë se vini në Kanada”

Trump-i ua mbyll dyert refugjatëve, Justin Trudeau hap krahët: “Mirë se vini në Kanada”

Nga Ferdi KAMBERI: Kultura e komunikimit në diskurset mediale dhe realiteti ynë shoqëror (I)

Nga Ferdi KAMBERI: Kultura e komunikimit në diskurset mediale dhe realiteti ynë shoqëror (I)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025
Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni