Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Qytetarët e Kosovës të pakënaqur me çmimet e konsumit

by te Sheshi
18/06/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Qytetarët e Kosovës të pakënaqur me çmimet e konsumit

RIJEKA,01.03.2012.NOVOSTI NOVOOTVOREN MARKET - TRGOVINA PLODINE ŠKURINJE ILUSTRACIJA HRANA, TRGOVINA, KUPAC, POTROŠAÈKA KOŠARICA, INFLACIJA, PDV, CIJENE, POTROŠNJA NA FOTO: SNIMIO: SERGEJ DRECHSLER

Nga Bashkim Kastrati

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin maj 2016.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej (-0.2%) në muajin maj 2016, krahasuar me muajin prill 2016. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet: bukë dhe drithëra (-0.6%); vajëra dhe yndyra (-1.0%); perimet (-5.9%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.4%) në IHÇK.

Ngritje e çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: pemë (3.7%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (1.9%) – (ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (0.2%) në IHÇK.

Sipas ASK-së, shkalla e inflacionit e matur në muajin maj 2016 me muajin maj 2015 ishte -0.1%.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej (-0.1%) në muajin maj 2016, krahasuar me muajin maj 2015. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet: bukë dhe drithëra (-3.7%); perime (-6.4%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme, që kanë të bëjnë me vendbanimin (-6.7%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-5.3%) – (përshkallëzimi i TVSH-së me 8.0% nga muaji shtator i vitit 2015 te buka dhe drithërat, qumështi, djathi dhe vezët, ujë dhe rryma ka ndikuar në rënie të IHÇK-së, në një masë prej (-0.7%), përdorim i pajisjeve për transportin personal (-9.4%) – (rënie e çmimit të naftës dhe benzinës) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.6% në IHÇK”, thuhet në raportin e fundit të ASK-së.

Ngritje e çmimeve të konsumit në këtë periudhë vërehet te nëngrupet: mish (1.5%); vajra dhe yndyra (5.4%); sheqer dhe ëmbëlsira (8.2%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (2.2%); pije alkoolike (9.6%); duhan (10.8%); veshje (3.0%); orendi dhe aparatura, qilima dhe shtroja të tjera për dysheme (2.0%); prodhime dhe pajisje mjekësore (3.4%); blerje e automjeteve (1.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.5% në IHÇK.

Ndryshe nga të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ku thuhet se në muajin maj të këtij viti ka pasur rënie të çmimeve të konsumit, qytetarë konsiderojnë se ka pasur ngritje të çmimeve.

Ata thonë se kostoja e jetës në Kosovë vetëm sa po shkon duke u rritur dhe se çmimet që po shënojnë rritje në një periudhë të caktuar kohore dhe për shkak të zhvillimeve të ndryshme, më nuk po zvogëlohen, gjë që është e papranueshme për qytetarët.

Disa prej tyre flasin për një standard të ulët jetësor. Të ardhurat e vogla mujore në familjet e tyre, thonë ata, po iu pamundësojnë që të blejnë gjërat e domosdoshme të konsumit.

Qytetarët shprehin shqetësim se mungesa e një mekanizimi shtetëror që bën kontrollin e çmimeve në tregun e Kosovës ka ndikuar që tregtarët të bëjnë ngritje të pa kontrolluar të çmimeve dhe në favor të bizneseve që ata drejtojnë.

Çmimet duhet të jenë në proporcion me pagat e shumicës së popullatës

Agron Beqiri, një qytetar nga Prishtina thotë se çmimet e konsumimit të përditshëm kanë rritje të vazhdueshme ndër vite. Ai thotë se me të ardhurat që marrin shumica e qytetarëve është vështirë që të mbushet e gjithë shporta familjare.

“Nuk ka zbritje fare, që disa vite ka vetëm rritje të kohë pas koheshe të çmimeve. Sidomos rriten këto çmimet e gjerave që i blejmë më së shpeshti. Me të thënë të drejtën me një rrogë sa e marrin shumica duhet që të lësh diçka anash kur blen, për shembull gjëra për një muaj. E kam fjalën për një qytetar të thjeshtë që i merr 300-350 euro rrogë, se për zyrtarë të lartë e politikanë nuk është fare problem, ata nuk besoj që i dinë as çmimet”, thotë Beqiri.

Kosova nuk ka ndonjë mekanizëm që e rregullon tregun e çmimeve. Në mungesë të këtij mekanizimi, edhe përfaqësues të organizatave për mbrojtjen e konsumatorit patën theksuar se tregtarëve po iu krijohet hapësira që të bëjnë ngritje të çmimeve pa u penguar nga askush.

Në anën tjetër përfaqësues të komunitetit të biznesit pohojnë se edhe në bazë të Kushtetutës së Republikës se Kosovës, ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës se Kosovës.

“Çmimet e gjerave të përditshme apo t’i quaj elementare janë shtrenjtë nëse i krahasojmë me të ardhurat që kemi. Për shembull një litër vaj po kushton sa në Kosovë sa në Gjermani, kur po na tregojnë për këso raste familjarët tanë që i kemi jashtë vendit, po habitemi. Çmimet duhet të jenë të përballueshme me pagat mesatare që i kanë qytetarët. Një gjë tjetër që i kam vërejtur është se çmimet dallojnë nga dyqani në dyqan. Një produkt kushton më shtrenjtë në një dyqan, ndërsa më lirë në një tjetër dhe e kundërta. Me të thënë drejtën zakonisht shkoj në dy dyqane kur blejë gjëra, sepse i krahasoj çmimet”, thotë Eminja qytetare nga Prishtina.

Në Kosovë një litër vaj luledielli kushton rreth 1.59 euro dhe një sasi e tillë qumështi kushton 1.09 euro. Kurse, në Gjermani në njërin ndër vendet e Bashkimit Evropian me standard të lartë zhvillimi ekonomik, një litër vaj kushton rreth 1.49 euro ndërsa litra e qumështit 0.59 euro.

Ndërsa, për ekspertët e çështjeve ekonomike në Prishtinë, rritja e çmimeve të konsumit të përgjithshëm ka ndodhur nga muaji në muaj dhe nga viti në viti. Në Kosovë, thonë ata, ka pasur vazhdimisht inflacion, gjë e cila ka ndikuar edhe në rënien e fuqisë blerëse.

Burimi më i rëndësishëm i të hyrave të ekonomive familjare, sipas të dhënave të ASK-së, del të jenë rrogat nga sektori publik dhe ai privat, pastaj pensionet, të hyrat nga biznesi vetanak, si dhe paratë e dërguara nga jashtë, përkatësisht remitencat.

Qytetarët e Kosovës, për vite me radhë, ballafaqohen me një gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale. Të ardhurat e tyre janë të ulëta krahasuar me vendet e rajonit dhe më gjerë.

Paga neto mesatare në Kosovë për sektorin publik është mbi 400 euro, derisa, sipas të dhënave të organizatave ekonomike në sektorin privat, paga mesatare është rreth 349 euro.

Sipas të dhënave zyrtare, shkalla e papunësisë në Kosovë është mbi 32 për qind, shifër kjo që është kontestuar vazhdimisht, pasi që konsiderohet se numri i të papunëve është edhe më i madh. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Kërkesa e gjyshes për Google që bëri xhiron e rrjetit

Kërkesa e gjyshes për Google që bëri xhiron e rrjetit

Kolumbia është gjysmëfinalistja e dytë e Kupës së Amerikës

Kolumbia është gjysmëfinalistja e dytë e Kupës së Amerikës

Obama pret princin saudit në Shtëpinë e Bardhë

Obama pret princin saudit në Shtëpinë e Bardhë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni