Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Qytetarët e Kosovës po iu kthehen produkteve vendore, por kërkojnë cilësi

by te Sheshi
21/03/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Qytetarët e Kosovës po iu kthehen produkteve vendore, por kërkojnë cilësi

Nga Bashkim Kastrati

Qytetarët e Kosovës tash e një kohë të gjatë janë të vërshuar nga prodhime të huaja, sidomos me ato nga Serbia. Por sipas një anketimi të realizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) i quajtur “Perceptimi i Konsumatorëve për Prodhimet  Vendore”, qytetarët e Kosovës i preferojnë produktet vendore, por fatkeqësisht nuk kanë shumë zgjidhje në këtë drejtim.

Shumica e respondentëve që janë anketuar gjatë hulumtimit në fjalë, (rreth 60 për qind) të anketës vlerësojnë origjinën e produkteve të cilat i konsumojnë, ndërsa 76 për qind e tyre u besojnë më shumë produkteve vendore. Sipas kësaj ankete, 65 për qind të konsumit të respondetëve (1064 respondentë të anketuar) e përbëjnë prodhimet vendore, ndërsa 35 për qind prodhime nga importi.

Sipas anketës, 60 për qind e respodentëve deklarojnë se konsumi i prodhimeve vendore është rritur (dukshëm ose deri diku) në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa arsyeja primare e atyre që blejnë prodhimeve vendore është patriotizmi, kurse e atyre që nuk blejnë prodhime vendore është cilësia e ulët. Prej prodhimeve vendore sipas anketës respondentët konsumojnë më se shumti produkte ushqimore dhe ujë, ndërsa më se paku pije alkoolike dhe produkte të ndërtimtarisë.

Ndonëse përgjithësisht respodentët kanë përshtypje të mirë për prodhimet vendore shumica (61 për qind) megjithatë sugjerojnë se cilësia duhet të përmirësohet. Rreth një e treta e respodentëve besojnë se Qeveria e Kosovës dhe institucionet ndërkombëtare deri diku i mbështesin prodhimet vendore. Shumica dërrmuese e të anketuarve (98 për qind) mendojnë se konsumi i prodhimeve vendore përmirëson zhvillimin ekonomik të vendit dhe se ka më së shumti ndikim në përmirësimin e punësimit.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) ka iniciuar fushatën vetëdijësuese “Made in Kosova” dhe ka për synim strategjik vetëdijesimin e konsumatorëve për rëndësinë e konsumit të prodhimeve vendore. Kjo fushatë është zgjedhur si metodë për të komunikuar drejtpërdrejt me qytetarët për të përçuar këtë mesazh.

Produktet vendore që janë cilësore kanë prani të madhe në tregun e Kosovës

Selatin Kaçaniku, drejtor i organizatës “Konsumatori”,  ka thënë për tesheshi.com se e gëzon fakti se anketa ka dëshmuar se 76 % e qytetarëve konsumatorë u besojnë prodhimeve vendore. Ai thotë se edhe organizata e tij dhe shumë tjerë po punojnë dhe e duam këtë rezultat.

“Por, për të krijuar besueshmëri më të madhe mendoj se KPK-ja do të ishte më mirë ta kishte pranë edhe organizatën “Konsumatori”. Do të ishte mirë që anketën ta kishte bërë një subjekt profesional i specializuar; do të kishte më shumë efekt po të bëhej anketa nga ndonjë subjekt i pavarur”, thotë Kaçaniku.

Ai thotë se organizata “Konsumatori” disa herë i ka ftuar Asociacionet e bizneseve dhe bizneset për të manifestuar, për tu angazhuar “pro” prodhimeve vendore duke i përmbushur standardet, duke e rritur kënaqëshmërinë e konsumatorit.

Kaçaniku thotë se qytetari konsumator është i gatshëm të konsumojë prodhime vendore dhe kjo dëshmohet me faktin se produktet cilësore, të dëshmuara, p.sh. me eksport nuk kanë problem plasmani. Dmth. cilësia dhe standardizimi i produktit është elementi kryesor, pastaj vijnë radhazi brandimi, qasja drejt konsumatorit, imazhi i përgjithshëm, imazhi i biznesit, i pronarit apo menaxhmentit, raporti ndaj obligimeve profesionale e etike, juridiko-ligjore, njohja e mirësjelljes në tregun e prodhimeve, mallrave e shërbimeve, qasja dhe respektimi i konsumatorit.

“Është e vërtetë se në ekonomi, treg, mes bizneseve ka mjaft metoda “konspirative” të konkurrencës jolojale. Disa biznese, për vete ose për produktet e tyre, marrin (mos të them blejnë) çmime nga më të ndryshmet, çmime këto për të cilat askush në Kosovë nuk ka informata, nuk ka informata as organizata “Konsumatori” e cila edhe në këto raste po anashkalohet, që prapë nuk është lajm i mirë. Çuditërisht asnjë biznes, as nëpërmes Asociacioneve të bizneseve nuk është angazhuar për t’i zhbërë këto metoda të eliminimit të produkteve vendore nga tregu, të çmimeve apo medaljeve ndoshta të pamerituara, të produkteve konkurruese, të produkteve të reja”, u shpreh Kaçaniku.

Vazhdon invazioni i produkteve nga Serbia

Sa i përket cilësisë së produkteve vendore, ai thotë se si prodhimet nga importi edhe ato vendore janë cilësore por aty-këtu hasen edhe produkte që mund të jenë të diskutueshme. Sipas tij, “Pluhurin” më të madh prapë e ngritin me metoda konspirative bizneset ( me mjete të konkurrencës jolojale ) dhe duke ” bashkëpunuar ” ose manipuluar me konsumatorin.

“Edhe pse ka produkte më cilësore e me çmime më të lira në rajon, veçmas në Gadishullin Ilirik, vazhdon invazioni i produkteve nga Serbia. Kjo bëhet nëpërmes bizneseve bashkëpunëtore të cilat arsyetohen me faktin se nëse nuk do ta bënin ata importin /distribuimin/ shitjen do ta bënte ndokush tjetër. Ata dekonspirohen nga raftet: Dikush paguan shtrenjtë që produktet nga Serbia të pozicionohen aty ky  kapin, “manjetizojnë” sytë e konsumatorit, edhe reklamat janë të bezdisshme e ndikojnë në psikologjinë e qytetarit konsumator. Këto reklama, mënyra e imponimit të produktit…më shumë janë invazion se promocion”, thotë Kaçaniku.

Ai thotë se Republika e Kosovës akoma nuk e ka nënshkruar asnjë kontratë bilaterale tregtare me asnjë shtet me të cilin ka marrëdhënie tregtare – as me Serbinë. Sipas tij, ky fakt e defaktorizon Kosovën dhe reflekton në marrëdhëniet tregtare e në sigurinë dhe kënaqëshmërinë e qytetarit konsumator.

“Kjo është një arsye më shumë, një obligim që qytetari konsumator të vetëdijesohet dhe të ketë më shumë krenari e patriotizëm ekonomik”, ka thënë Kaçaniku.

Ka shumë vite që tregu i Kosovës është i mbushur me produkte të ndryshme të Serbisë, dhe ato tash e një kohë të gjatë janë duke dominuar në tregun e Kosovës sidomos për shkak të çmimit të ulët. Kosova është një treg i hapur ndaj Serbisë dhe kjo e fundit eksporton në Kosovë produkte me vlerë deri në 500 milionë euro brenda një viti. Ndërsa në anën tjetër shkakton barriera të shumta për prodhuesit e pakët të Kosovës që ta shfrytëzojnë Serbinë vetëm si vend transit. Në lidhje me këto barriera Qeveria e Kosovës nuk ka marrë masa të reciprocitetit që duke marrë parasysh bilancin tregtarë, Serbia domosdo do të detyrohej që t’i pranonte kërkesat e Kosovës. /tesheshi.com/

Related Posts

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…
Kryesore

Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…

12/05/2025
Era paqe tregtare mes dy fuqive
Ekonomi

Era paqe tregtare mes dy fuqive

11/05/2025
Next Post
Operacioni masiv: 22 të dehur arrestohen në timon (Video)

Operacioni masiv: 22 të dehur arrestohen në timon (Video)

19 skulptura që sfidojnë gravitetin (foto)

19 skulptura që sfidojnë gravitetin (foto)

“Era pranga” në politikën e Shkupit: kryeprokurorja e hekurt e Rumanisë viziton Maqedoninë

“Era pranga” në politikën e Shkupit: kryeprokurorja e hekurt e Rumanisë viziton Maqedoninë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni