Ndryshe nga qoftet e zakonshme të shtëpisë, kjo recetë është më e lehtë në shije për shkak të mungesës së erëzave dhe qepës, por edhe sasia e mishit është më e pakët ndërkohë që shija e tij, për të gjithë ata që e duan, ndihet.
Përbërësit për një pjatancë me qofte të vogla:
4 patate të mëdha
2 vezë
1 thelb hudhër
Kripë, piper
Vaj ulliri
Feta të prera pançete
Përgatitja:
Ziejmë së pari patatet, i pastrojmë nga lëkura dhe i hedhim në një tas. I shtypim me pirun dhe shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë përveç pançetës.
Përziejmë brumin e patateve dhe krijojmë me të toptha të vegjël. Secilin prej tyre, me ndihmën e një kunje dhëmbësh, e mbështjellim me një fetë pançetë. I fusim të gjitha qoftet në furrë për pak minuta. /tesheshi.com/