Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Qeveritë të mbajnë shënim: lëvizja e lirë nxit produktivitetin shkencor

by te Sheshi
18/10/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Shkencë & Jetë
Reading Time: 3 mins read
A A
Qeveritë të mbajnë shënim: lëvizja e lirë nxit produktivitetin shkencor

Shkenca është një çështje ndërkombëtare. Kërkuesit nga vende të ndryshme shpesh bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, një proces që bëhet gjithnjë e më i lehtë nga zhvillimi i komunikimit elektronik. Ndonjëherë për të bashkëpunuar, atyre iu duhet të ndryshojnë vendin ku jetojnë.  Mari Kyri, lëvizi nga Polonia në Francë. Guglielmo Marconi u zhvendos nga Italia në Britani. Nikola Tesla lëvizi nga Austro-Hungaria në Amerikë.

Këta janë shembuj të famshëm historikë, por këto kohë emigracioni i kësaj natyre është i zakonshëm. Supozohet se e gjithë kjo lëvizje e madhe sjell kërkime më cilësore. Por, shkencëtarët nuk pranojnë të punojnë mbi bazën e hamendjeve, kështu që dy studime të botuara në revistën “Nature” këtë javë e kanë testuar këtë ide. Të dyja studimet dalin në përfundimin që po, lëvizja sjell punë më cilësore.

Dy studiues nga universiteti Indiana vëzhguan artikujt e listuar në faqen shkencore “Web os Science”, një bazë të dhënash që gjurmon sesa shpesh artikujt citohen mes kolegësh. Ata e kufizuan analizën e tyre në studimet e publikuara midis viteve 2008 dhe 2015. Kjo e ngushtoi fushën e studimit në rreth 14 milionë artikuj, për të cilët ishin listuar si autorë të një ose më shumë dokumenteve, 16 milionë kërkues. Dr. Sugimoto dhe ekipi i saj klasifikuan kërkuesit që nuk e kishin ndryshuar vendndodhjen gjatë periudhës së studimit. Kjo ishte e vërtetë për 96 për qind të tyre. Pjesa tjetër prej 4 për qind që e kishin ndryshuar vendin e qëndrimit të paktën një herë, u klasifikuan si “të lëvizshëm”.

Më pas, studiuesit kqyrën numrin e citimeve që kishte marrë secili artikull akademik i botuar prej tyre. Puna me më shumë ndikim pritet që të marrë më shumë referime. Ndaj edhe kërkuesit regjistruan citimet që shpesh konsiderohen si njësi matjeje për cilësinë e shkencës që prodhohet. Ekipi gjeti se, pavarësisht vendit të origjinës, kërkuesit e lëvizshëm prodhonin punime shumë më të cituara sesa ata që publikonin kolegët e tyre që nuk e kishin ndryshuar vendin ku jetonin. Diferenca në citime listohej nga 10.8 për qind ndër akademikët në Amerikën e Veriut deri në 172.8 për qind për shkencëtarët nga lindja e Europës.

Analiza e Dr. Sugimoto nuk tregon pa dyshim nëse rritja e citimeve është rezultat i lëvizjes nga njëri vend, apo thjesht është një pasojë, pasi më të shkëlqyerit dhe më të mirët, lëvizin. Por, sipas një studimi të dytë në revistë, sugjerohet se këta individë që lëvizin për punë shkencore u sjellin përfitime të sigurta vendeve që i mikpresin.

Studuesit në rastin e dytë përdorën një teknikë analitike për të parë korrelacionin midis shpenzimeve të një vendi për kërkime dhe zhvillim, fluksit të shkencëtarëve që hynin dhe dilnin, si dhe cilësisë së shkencës së prodhuar prej tyre, matur me numrin e citimeve nga kolegët. Ata zbuluan se vendet me numrin më të lartë të shkencëtarëve që lëviznin brenda dhe jashtë tyre, prodhonin vërtet artikuj që citoheshin më shumë. Ata nuk gjetën një lidhje të tillë midis shpenzimeve të vendit për kërkime shkencore dhe ndikimit shkencor. Vendet me shpenzime më të mëdha prodhonin më shumë artikuj, por në mënyrë proporcionale jo më shumë artikuj që citoheshin në botën shkencore krahasimisht me vendet që shpenzonin më pak.

Një vend që dilte nga listimi, Shtetet e Bashkuara renditen në majë për ndikimin shkencor në analizë, edhe pse kanë rezultate të dobëta sa i takon hapjes së vendit për lëvizjen e shkencëtarëve. Por, ky përjashtim justifikohet me faktin se krahasuar me të tjerët, SHBA janë një vend gjigand dhe që kanë një forcë pune shkencore që lëviz pa probleme midis shteteve të ndryshme brenda territorit.

Analogjia më e mirë ndaj SHBA-ve ishte Bashkimi Europian. Ai ka më shumë shtetas sesa Shtetet e Bashkuara (510 milionë krahasuar me 320 milionë), po ashtu lejon udhëtime të pakushtëzuara midis shteteve anëtare të bllokut dhe ashtu si qeveria amerikane, ka programe kërkimore që mundësojnë fonde për shkencëtarët nga institucione të ndryshme që bashkëpunojnë. Sipas studiuesve, shkencëtarët e BE-së publikuan rreth 40 për qind të një të dhjetës së listës kryesuese të artikujve më të cituar në vitin 2014, ndërsa Amerika prodhoi rreth 35 për qind. Për frymë, kjo është fitore për jenkit. Por, pjesa e BE në këta artikuj më të cituar është rritur që prej vitit 2000, ndërsa pjesa amerikane është në rënie.

Shumë politikanë kanë vrarë mendjen sesi të marrin përfitimet më të mëdha nga shkenca për elektoratin e tyre. Edhe pse mund të jetë një mesazh jo edhe aq i mirëpritur në disa vende, këto dy studime sugjerojnë se dera e hapur vjen në ndihmë.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Turqit i dhurojnë Prishtinës një park për fëmijë, quhet…

Turqit i dhurojnë Prishtinës një park për fëmijë, quhet…

Rithemelohet e majta europiane: modeli, lëvizja “En Marche” e Emanuel Macron

Rithemelohet e majta europiane: modeli, lëvizja “En Marche” e Emanuel Macron

Kapet sasi rekord droge në Babicë të Vlorës, hija e Habilajve dhe aty

Kapet sasi rekord droge në Babicë të Vlorës, hija e Habilajve dhe aty

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni