“‘Dita e Rinisë’ 8 dhjetor, nuk do të bëhet pushim për shkak të orëve që kanë humbur”, deklaroi ministrja e Arsimit Besa Shahini në një dalje të saj për median, ku sqaroi se si do vijueshmëria e procesit mësimor ditët që pasojnë.
Por kujtojmë se po në këtë ditë, presidenti Meta kish planifikuar mbajtjen e një tubimi politik, me qëllim thirrjet referendare karshi vendimarrjeve politike, pa u specifikuar se për çfarë konkretisht.
Të martën në mbrëmje, në një intervistë në RTSH, ai tha se për shkak të situatës pas-tërmetit, ai tërhiqej nga kjo inisiativë, porse kauza e referendumit do vazhdonte.
Akti i Metës shihej si një “rrëmbim” që ai do i bënte nëj date kauzale politike të PD-së. /tesheshi.com/