Për opozitën, pretendimi qeveritar se po shpërndan libra falas për ciklin e ulët, është thjesht një spekullim. Albana Vokshi, gruaja e zellshme e PD-së për të denoncuar në çdo rast zhvillime të ndryshme në Arsim, ato diktuar nga vendime qeveritare, tha se librat do jenë thjesht në përdorim me të drejtë kthimi
“Nuk ka libra falas, por vetëm libra në përdorim, që do të paguhen më shtrenjtë, nëse fëmijët i dëmtojnë”, shkruan Vokshi në status. Ajo e ilustron pretendimin e saj me udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, aty ku thuhet se librat do të jepen në përdorim.