Qeveria Zaev pretendon se lajmi që Nikolla Gruevskit i është dhënë azil në Hungari është i reme dhe se ai do të ekstradohet në Maqedoni për të kryer dënimin me dy vite burg.
Ishte zëdhënësi Mile Bosnjakovski që tha në një konferencë për shtyp se qeveria e Maqedonisë pret që autoritetet në Hungari të revokojnë një vendim për azil dhe se ish-kryeministri maqedonas Gruevski të ekstradohet.
“Procesi për ekstradim është nisur, dokumentacioni i është dërguar autoriteteve në Hungari”, tha Bosnjakovski.
Ai kujton se Hungaria si anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, në të gjitha procedurat për ekstradim midis Maqedonisë dhe Hungarisë të cilat kanë ekzistuar deri më tani, në asnjë kohë nuk ka evidentuar parregullsi të caktuara në punën e procedurave gjyqësore në Maqedoni. /tesheshi.com/