Qeveria ka reaguar për prishjen e ndërtimeve që Aleksandër Frangaj po bën në Golem.
Ajo thotë në reagimin ndaj deputetit të PDsë, Gent Strazimiri, se leja është dhënë nga Sali Berisha.
“Kyeministri Edi Rama dhe Këshilli Kombëtar i Territorit nuk kane asnjë lidhje me ndonjë leje ndërtimi në të ashtuquajturën Laguna Blu.
Leja e dhënë nga komuna rezulton të jetë dhënë mbi një truall pronë private, mbi bazën e studimit urbanistik te zonës në fjalë, miratuar nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit
të Territorit, nën drejtimin e kryeministrit të kohës Sali Berisha. Gjithashtu, vendimmarrjet e ndryshme të KKTsë, lidhur me bllokimin e lejeve të ndërtimit në qytetet apo në zonat e
mbrojtura, në kuadrin e vendosjes së rendit ligjor mbi territorin, as nuk kanë lidhje me zonën në fjalë, as nuk kanë
cenuar ndonjëherë të drejtën e njësive vendore për të dhënë leje ndërtimi për njësi familjare banimi dhe/ose turistike, mbi bazën e studimeve urbanistike të miratuara”, thuhet në reagimin e qeverisë.
/tesheshi.com/