Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Rregulloren për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar dhe Menaxhimin e Programit të Riintegrimit.
Miratimi i kësaj rregulloreje është edhe plotësimi i njërit nga kriteret e marrjes së rekomandimit pozitiv për liberalizmin e vizave.
Me këtë rregullore personat e riatdhesuar mund të jenë përfitues të ndihmës dhe mbështetjes në asistencë për vetëpunësim, përkatësisht financim i planbizneseve, pavarësisht datës së largimit të tyre. /tesheshi.com/