Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Qeveria Haradinaj”, ja si nervozohet Ramushi kur pyetet për numrat dhe ç’thonë nga taborri kundërshtar

by te Sheshi
26/07/2017
in Kryesore, Të fundit
Reading Time: 5 mins read
A A
“Qeveria Haradinaj”, ja si nervozohet Ramushi kur pyetet për numrat dhe ç’thonë nga taborri kundërshtar

Nga Blendi Gashi

Çështja e numrave për formimin e qeverisë së re kosovare vazhdon të përplas partitë politike dhe kjo po ndodh që pas zgjedhjeve kur u kuptua se asnjë subjekt nuk i ka votat për ta formuar ekzekutivin e ri.

Ndërsa koalicioni fitues PDK-AAK-NISMA përmes deputetëve të saj nuk lë ditë pa thënë se i kanë numrat, të kundërtën e thonë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AAK-NISMA.

Kjo betejë e numrave ka shkaktuar konfuzion jo të vogël në opinionin publik, por kjo telenovelë mund të përmbyllet me 3 gusht nëse votohet kryekuvendari dhe kërkohet votimi i qeverisë “Haradinaj”.

Edhe sot me rastin e regjistrimit të deputetëve, pyetja kryesore që ju shtrua ligjvënësve të ri nga gazetarët ishte nëse PAN i ka numrat apo jo?

Dhe përgjigjet kuptohet se ishin “pro” dhe “kundër”. Por ajo që habiti është nervozimi i Ramush Haradinajt, i nominuar nga PAN për kryeministër kur ju shtrua kjo pyetje, duke lënë të kuptohet se as ai vet nuk e di nëse i ka votat për ta formuar qeverinë dhe me gjasë nuk do ta di saktë deri ditën kur deputetët do të thonë fjalën e tyre me votë.

Në mënyrë ironike Haradinaj para gazetarëve u përgjigj: “Nuk po ju kuptoj për çfarë numra e keni fjalën. Kuvendi i ka 120 deputetë dhe secili ka të drejtë të votojë!”.

Për dallim nga herat e kaluara, Haradinaj këtë herë qe në gjendje të japë përgjigje dhe çuditërisht nuk e përmendi as votën “pro” të deputetës së LDK-së Teuta Rugova për çka pas vizitën në familjen e saj deklaroi se mori përkrahjen e saj, duke nënkuptuar votën.

Pavarësisht se Haradinaj sot nuk dha përgjigje positive për numrat, një gjë të tillë e bëri bashkëpartiaku i tij Rasim Selmanaj i cili u shpreh i bindur se kryeparlamentari dhe kryeministri do të zgjedhen me kohë.

Pas regjistrimit si deputet, Selmanaj tha se Haradinaj është kryeministri që i duhet vendit, ndërsa bëri të ditur se kryetari i Kuvendit do të jetë nga radhët e PDK-së.

“Presim me u zgjedh kryetari i Kuvendit sepse deputetët kanë marrë këtë mandat. Të njëjtën ditë presim me zgjedh kryeministrin. Nuk mund të flas për numra se sa do ta votojnë kryeministrin Haradinaj. Nuk dihet kandidati për kryetar të Kuvendit, por ai do të jetë nga PDK-ja”, ka thënë Selmanaj.

“PAN si ka numrat”

Për numrat e PAN-it pasi u regjistruan si deputetë kanë folur edhe Rexhep Selimi nga Vetëvendosje dhe Ilir Deda nga Alternativa, ndërsa Behgjet Pacolli ka folur për besnikërinë ndaj LDK-së.

Vetëvendosësi Selimi u shpreh i bindur se koalicioni PAN s’do të arrijë ta formojë qeverinë, gjë të cilën sipas tij do ta bëjë Vetëvendosje me LAA-në.

“Vetëvendosje bashkë me LAA-në do të krijojnë qeverinë e re pas dështimit të PAN-it. Nuk mund të mburremi me dinamikën e procesit. Po duket që persona të caktuar në zyrën e presidentit punuan që ta vonojnë këtë dinamikë”, ka pohuar Selimi.

Kurse Ilir Deda tha se më 3 gusht do të shihet qartë se pohimet e koalicionit PAN se i ka votat në fakt do dalin një përpjekje për të krijuar mjegull.

“Është shumë për keqardhje që gati që dy muaj diskutojmë për mjegullën e krijuar nga eksponentët e Koalicionit PAN, thuajse kontrabanda e deputetëve është normale dhe se dikush do të votojë për qeverinë e tyre. Ju keni dëgjuar se ne, nga koalicion LDK, AKR Alternativa (LAA) çdo ditë nga disa herë jemi prononcuar se nuk ka deputetë të koalicionit tonë që do t’i japë votë PAN-it, nuk do t’i japim votë Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit dhe nuk do t’i japim votë zotit Haradinaj që të krijojë qeverinë me PDK-në. Kjo është e qartë, e thjeshtë, e çka mbetet të shihet është seanca e 3 gushtit. Do ta shohin të gjithë se kjo mjegull ka pasur për qëllim bastardimin e skenës politike në Kosovë dhe degradimin e rregullës bazikë që veç partitë politike mund të krijojnë qeverinë. PAN duhet të propozojë dikën tjetër për kryetar të Kuvendit dhe jo Kadri Veselin. Ata (deputetët e PAN-it) do të dështojnë për të krijuar qeverinë dhe pastaj koalicioni ynë (LAA) dhe Lëvizja Vetëvendosje do t’i mbledhë 61 nënshkrime që të vërtetojmë te Thaçi se jemi shumicë parlamentare”, tha Deda.

Ndërsa Behgjet Pacolli kryetar i Aleancës Kosova e Re nuk foli për numra por shprehu besnikërinë ndaj LDK-së.

“Do t’i mbetem besnik koalicionit dhe do ta respektoj marrëveshjen me LDK-në. Asnjëherë nuk e kam tradhtuar askënd dhe e kam të vështirë t’i ndryshoj fjalët. Edhe deputetët nga AKR-ja do të jenë në të njëjtën linjë”, tha Pacolli, ndërsa tha se nuk di asgjë për takimet e deputetëve të tij me Haradinajn.

Kujtojmë se sot nga ora dhjetë ka filluar regjistrimi i 120 deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, procedurë kjo që do të edhe nesër e pasnesër. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?
Ekonomi

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Next Post
Ky është problemi kryesor dhe ndër më shqetësuesi i fëmijëve me prindër të ndarë

Ky është problemi kryesor dhe ndër më shqetësuesi i fëmijëve me prindër të ndarë

TABELA/ KQZ: Deri tani, në rang vendi ka votuar 35.78%

KQZ certifikon rezultatin përfundimtar të 25 qershorit, PD konteston

Pacollit i del Labi prej duarsh: Do ta votojë Kadri Veselin për kryekuvendar

Pacollit i del Labi prej duarsh: Do ta votojë Kadri Veselin për kryekuvendar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni