Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Qeveria Gruevski: 13 milion euro për mediat maqedonase proqeveritare, shqiptarët me gisht në gojë

by te Sheshi
02/02/2016
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Qeveria Gruevski: 13 milion euro për mediat maqedonase proqeveritare, shqiptarët me gisht në gojë

Nga Mensur Krasniqi

Diskriminimi i shqiptarëve në Maqedoni vazhdon dhe në fushën e medias. Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë se përfaqësimi i shqiptarëve nëpër institucione të ndryshme është dukshëm më i vogël në krahasim me maqedonasit. Mirëpo kësaj radhe diskriminimi ka të bëjë me thithjen e buxhetit shtetëror nga mediat.

Së fundmi partia opozitare maqedonase, LSDM ka reaguar se vetëm në Sitel, Kanal 5 dhe Alfa, televizione nacionale maqedonase të kontrolluara nga kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski,  në tre vitet e fundit kanë përfunduar mbi 13 milion euro.

Sipas tyre këto mediume po financohen me para të qytetarëve.  “Derisa qytetarët janë duke luftuar për 40 denarë në ditë, këto mediume me para të qytetarëve përhapin gënjeshtra dhe helmojnë qytetarët për të mbrojtur krimet dhe dispozitat Gruevskit dhe Mijalkovit”, thuhet mes tjerash nga LSDM-ja.

Nga ana tjetër vijnë reagimet e para. Kryeredaktori gazetës “Lajm”, Isen Saliu, tha për tesheshi.com se kjo është ndarje skandaloze e mjeteve financiare në disfavor të mediumeve shqiptare.

isen saliu 1

“Te gazetat diskriminimi është edhe më i theksuar. Kjo ndarje skandaloze e mjeteve në disfavor të mediumeve shqiptare, dëshmon se Qeverisë nuk i konvenon që në Maqedoni të kemi mediume të fuqishme shqiptare. Kjo është e kuptueshme, sepse po të kishim mediume më të fuqishme, nuk do të mund të kalonin në heshtje skandalet dhe diskriminimi i shqiptarëve që bën qeveria në shumë sfera tjera. Më e keqja është se ndarja e tillë e mjeteve për mediumet, nuk flet vetëm për diskriminimin e shqiptarëve në sferën mediale. Ky diskriminim ka edhe një dimension tjetër dhe tregon se qeveria shqiptarët i konsideron si qiraxhinj në Maqedoni, që duhet të paguajnë obligimet e tyre ndaj buxhetit, por nuk kanë të drejtë të shfrytëzojnë mjetet buxhetore”,  tha Saliu.

Ndërsa sipas opinionistit Shkëlzen Lushaj, në momentin kur qeveria financon mediet nuk është tjetër veçse nënshtrim i tyre. Pra sipas tij këtu mbaron edhe gazetaria profesionale.

shkelzen

“Problemi i medieve në Maqedoni, përgjithësisht, është pamundësia për të mbijetuar në treg pa ndihmën e mjeteve publike, të cilat qeveria i ndan në mënyrë preferenciale. Nuk ka rast tjetër në botë ku mediet bëjnë debat se kush merr më shumë mjete nga qeveria, meqenëse përveç televizionit publik, mediet private kudo në botë nuk mbështeten në financat shtetërore, përkundrazi gjejnë mënyra përmes punës kreative, të rrisin numrin e shikuesve dhe për pasojë edhe të reklamave. E vërteta është se, mediet jo e jo, por pothuajse asnjë biznes privat në Maqedoni nuk është i aftë të mbijetojë pa ndihmën e shtetit në të gjitha kuptimet dhe kjo e vështirëson edhe financimin e reklamave private në media të caktuara”, deklaroi për tesheshi.com, Shkelzen Lushaj.

Financimi me 13 milionë euro në dy vite, i tre televizioneve private maqedonase, sipas Lushaj, është shembulli më ilustrues sesi funksionon tregu i medieve në Maqedoni.

“Kjo përveçse tregon për qeverinë se ka tendenca despotike për kontrollimin e opinionit, ky fakt flet për deformim serioz të profesionit dhe deontologjisë së gazetarisë, për kushtet e pabarabarta të tregut mediatik si pasojë e ndërhyrjes së qeverisë me mjete publike dhe përgjithësisht për vlerat demokratike në përmbysje”, përfundoi Lushaj. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Një serb në krah të Thaçit për president, Nenad Rashiq: është personi më i duhur!

Një serb në krah të Thaçit për president, Nenad Rashiq: është personi më i duhur!

Trendi i dimrit për flokët e gjatë dhe të shkurtër (foto)

Trendi i dimrit për flokët e gjatë dhe të shkurtër (foto)

Hajnat vjedhin xhaminë e fshatit Zabel në Kosovë

Hajnat vjedhin xhaminë e fshatit Zabel në Kosovë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni