Kryeministri francez Bernard Cazeneuve i dorëzoi dje presidentit Hollande dorëheqjen e qeverisë së tij, një akt formal ky pasi Emmanuel Macron u shpall presidenti i ri i vendit.
Këshilli Kushtetues do të shpallte më herët të mërkurën rezultatet zyrtare të balotazhit të zgjedhjeve presidenciale, duke e konfirmuar Emmanuel Macron-in si presidentin e 25-të të Francës, e njëkohësisht më të riun.
Siç ngjet rëndom, Hollande e pranoi dorëheqjen duke i kërkuar kryeministrit të vazhdojë t’i kryejë funksionet gjer në krijimin e një qeverie të re.
Macron e merr detyrën nga Hollande të dielën, më 14 maj, e shpejt pritet që të caktojë një kryeministër për formimin e qeverisë së re.
Sipas shifrave zyrtare, ai fitoi 66.1 për qind të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, duke mundur në to Marine Le Pen-in, kandidaten e së djathtës ekstreme. /tesheshi.com/