Qeveria fal kamatëvonesat për gjithë ato familje në nevojë dhe biznese të vogla që kanë lidhur marrëveshje me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe u kanë qëndruar korrekt termave të saj.
Ky lajm u dha sot nga Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat, i cili tha se janë 25 051 familje me statusin e përfituesit e ndihmës ekonomike të cilët me aktmarrëveshje të posaçme për këtë kategori kanë nisur shlyerjen e detyrimeve të prapambetura me këste mujore prej 1 mijë lekësh të vjetra në muaj.
Rama informoi se 22 mijë familje në nevojë kanë shlyer kanë shlyer rregullisht detyrimet, ndërsa tha se duke vlerësuar shembullin e tyre dinjitoz në zbatim të ligjit dhe efekteve që po jep reforma në energji, për konsumatorët shembullorë, barra e kamatëvonesave do të hiqet e gjitha kundrejt një pagese prej 100 lekësh të vjetra e cila bëhet njëherë dhe fshihet gjithë barra e kamatvonesës./tesheshi.com/