Rrëmbimi dje i një avioni të linjës egjiptiane Aleksandri-Kajro dhe ulja e tij në aeroportin e Larnakës në Qipro është shoqëruar me identifikimin e gabuar si rrëmbyes i tij të një profesori, që po udhëtonte si pasagjer.
Një histori dashurie u rrëfye për të, ndërsa ai u cilësua si një “idiot”.
Qeveria egjiptiane është detyruar me këtë rast t’i kërkojë falje zyrtare profesorit Ibrahim Samaha, të identifikuar krejt gabim si rrëmbyesi i avionit.
Një profesor në universitetin e Aleksandrisë, Ibrahim Samaha ishte mes pasagjerëve, e emri u shfaq krejt gabimisht në raportimet mediatike si rrëmbyesi i avionit të kompanisë ajrore Egyptair.
Jo ai, por Seif Eldin Mustafa, u identifikua më vonë nga autoritetet egjiptiane dhe qipriote si rrëmbyesi i vërtetë i avionit. /tesheshi.com/