Qeveria e re maqedono-veriore, formuar pas marrëveshjes Zaev-Ahmeti, do ketë 19 ministri, 7 më pak se paraardhësja.
Siç është bërë e ditur, shqiptarët në qeveri do jenë këta: Artan Grubi- zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Sistemit Politik.
Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme.
Fatmir Besimi – ministër i Financave.
Kreshnik Bekteshi do të mbetet ministër i Ekonomisë, ndërsa Naser Nuredini – ministër i Mjedisit Jetësor.
BDI gjithashtu duhet të emërojë një kandidat për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Ndërsa Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të drejtohet nga Arijanit Hoxha Lëvizjes Besa.
Ky është përfaqësimi më i madh i shqiptarëve në qeverisjen e Maqedonisë Veriore, duke llogaritur që drejtojnë dhe Kuvendin me Talat Xhaferin. /tesheshi.com/