Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Qeveria e re në Kosovë: ç’farë pritet nga bisedimet Vetëvendosje- LDK?

by te Sheshi
28/08/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Qeveria e re në Kosovë: ç’farë pritet nga bisedimet Vetëvendosje- LDK?

Nga Blendi Gashi

Pas përplasjeve në seancën e 24 gushtit dhe më pas, Vetëvendosje dhe LDK-ja iu rikthyen qetësisë duke i hapur rrugën një bashkëpunimi për të formuar qeverinë e re, në rast se dështon koalicioni PDK-AAK-NISMA.

Për këtë mundësi bashkëpunimi, e cila ndodhi menjëherë, “fajtor” është kreu i PDK-së Kadri Veseli, i cili tha hapur se i jep votën Albin Kurtit për ta bërë qeverinë nëse ky i fundit arrin të bëjë 60 vota tjera, duke aluduar në një bashkëpunim të pamundshëm mes partisë së Visar Ymerit e Isa Mustafës.

Dhe pas dritës së gjelbërt të dhënë nga Mustafa, i cili tha se fatin e shtetit nuk e lidh me inatet personale, duke sjellë në vëmendje sulmet e mëparshme nga Vetëvendosje, LDK përmes nënkryetarit Lutfi Haziri nisi betejën së bashku me vetëvendosësit për ta mundur Veselin dhe dërguar partinë e tij në opozitë.

Megjithëse bisedat aktualisht janë në fazën fillestare dhe pritet të vazhdohen në ditët e ardhshme, jo të gjithë në LDK besojnë se ato do rezultojnë të suksesshme.

Dhe një prej tyre është nënkryetari tjetër i kësaj partie, Agim Veliu i cili nuk është optimist se do të ketë diçka pozitive në këtë aspekt.

“Me Vetëvendosjen, LDK-ja ka dallime shumë të mëdha. Ka çështje që duhet të përmbyllen  paraprakisht edhe nuk besoj se është shumë e lehtë kjo punë”, tha ai.

Skeptikë për arritjen e një marrëveshjeje të tillë shprehen edhe analistët politikë.

Politologu, Mentor Tahiri, thotë se teorikisht dy forcat politike VV dhe LDK, plus aleatët, janë në gjendje të formojnë të vetëm qeverinë, mirëpo sipas tij zhvillimet e deritanishme në Kuvend kanë bërë goxha të dyshimtë faktin nëse këto dy forca politike mund të bëjnë 61 vota, për shkak se Teuta Rugova është rreshtuar nga PAN dhe të njëjtën rrugë po ndjek edhe një deputet nga AKR.

Sipas Tahirit, bisedimet ndërmjet këtyre forcave politike, deri tani kanë qenë më shumë perceptim i opinionit bazuar në pritshmëri, por që realisht në fakt një dinamikë serioze të tyre nuk ka pasur. Madje ai shton se vonesa në bisedime ka efektin për të dëshmuar mungesën e seriozitetit politik.

“Në kontekstin e një shumice parlamentare të përbërë nga VV dhe LAA, nëse diçka e tillë do të ketë sukses për të funksionuar, nuk duhet përjashtuar edhe pjesëmarrjen e NISMA-s. Sinjalet politike të lëshuara nga disa deputet të saj, duhen kuptuar ndërmjet rreshtave si një gatishmëri për të qenë pjese e një shumice parlamentare, në kuadër të të cilës janë edhe shumica e deputetëve shqiptar në Kuvend”, thotë Tahiri.

Analisti politik, Albinot Maloku, thotë se raporti i deritanishëm mes Vetëvendosje-s dhe koalicionit LAA ka qenë i paemër dhe nuk është vërejtur një tangente bashkëpunimi, e cila do të mund të konsiderohej partneritet apo koalicion.

Sipas tij, kundërshtimet mes këtyre dy forcave nuk janë vetëm politike, por edhe programore.

“Lëvizja Vetëvendosje disa herë i ka bërë ftesë koalicionit LAA për bashkëpunim, edhe pse kjo ftesë nuk ishte e një respekti të ndërsjellë, por më shumë e interesit momental. Vetëvendosje nuk është se i ka lënë derë të hapur vetes për ndonjë bashkëpunim as me LDK-në si partia më e madhe brenda koalicionit LAA.

Kurse me dy pjesëzat tjera të koalicionit LAA, pra me AKR-në e Alternativen, Lëvizja Vetëvendosje ka pasur bashkëpunime dhe nisur nga kjo, mund të shpresojë në ndonjë ndryshim qëndrimesh nga ana tyre. Kam dyshime se këto muhabetet mes LVV-së e LAA-së për bashkëpunim do të jenë frytdhënëse”, thotë Maloku për tesheshi.com.

Artan Murati, nga Instituti Demokratik i Kosovës, organizatë kjo që përcjellë punën e Kuvendit, për dallim nga analistët e sheh më të mundshme një bashkëqeverisje VV-LDK.

Sipas tij, përafrimi i këtyre partive është mëse i mundur, sidomos nëse vazhdon të thellohet kriza politike dhe mundësia që koalicioni PAN të mos i ketë numrat e nevojshëm për Kuvend dhe qeveri.

“Të dy subjektet në parim kanë shumë çështje të cilat i ndajnë në qëndrime, megjithatë konsideroj se përafrimi i këtyre dy taboreve është shumë më i mundshëm, sesa ndonjë përafrim potencial me PAN-in, duke pasur parasysh retorikën dhe veprimet e fundit të të gjitha subjekteve politike, me theks të veçantë në diskursin mes VV dhe PAN. Megjithatë, edhe ky përafrim i LAA me VV është i kushtëzuar me një dështim potencial të koalicionit PAN në krijimin e institucioneve dhe mandej edhe me nominimin e një kandidati nga LAA ose VV nga presidenti si i mandatuar për formimin e qeverisë”, thotë Murati për tesheshi.com. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
PDK akuzon Vetëvendosjen: kriminelët e saj rrahën bashkëshorten e Blerand Stavilecit

PDK akuzon Vetëvendosjen: kriminelët e saj rrahën bashkëshorten e Blerand Stavilecit

Rama e emëroi ministër të Bujqësisë, ja reagimi i parë i Niko Peleshit…

Rama e emëroi ministër të Bujqësisë, ja reagimi i parë i Niko Peleshit…

Drejt Anglisë, ja rrugëkalimi i ri i zbuluar nga emigrantët, edhe ato shqiptarë…

Drejt Anglisë, ja rrugëkalimi i ri i zbuluar nga emigrantët, edhe ato shqiptarë…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni