Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Qeveria e Kosovës vazhdon t’ua paguajë serbëve të Veriut faturat e energjisë elektrike

by te Sheshi
06/03/2018
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Qeveria e Kosovës vazhdon t’ua paguajë serbëve të Veriut faturat e energjisë elektrike
6
SHARES

Nga Bashkim Kastrati

Ndonëse shteti i Serbisë bënë fushatë të vazhdueshme kundër shtetit të Kosovës dhe gjendjes jo të mirë të serbëve që jetojnë në Kosovë, në realitet ndodh e kundërta. Të jesh serb në Kosovë, sidomos nëse jeton në veri të Kosovës, je i privilegjuar. Privilegje të tilla vështirë se mund të gjesh në ndonjë vend tjetër të botës.

Të jesh serb në veri të Kosovës do të thotë të mos regjistrosh fare veturën, të mos paguash asnjë taksë, të mos paguash ujin që harxhon, rrymën që harxhon etj.

Në pjesë të tjera të Kosovës, në këtë periudhë kohore vlera mesatare e një fature mujore për energjinë elektrike për një ekonomi familjare është së paku 100 euro. Ndërsa qytetarët tjerë mundohen të kursejnë energjinë elektrike, ndoshta duke mos plotësuar sa duhet nevojat e tyre, e sidomos për t’u ngrohur, serbët në veri të Kosovës nuk e kanë këtë problem. Ata nuk shqetësohen fare për numrat që ndërrohen në njehsorët e tyre.

Në këto ditë të ftohta, ata mund t’i lëshojnë radiatorët e tyre pa ndërprerë, pse jo të nxehin edhe korridoret apo garazhet dhe për energjinë e shpenzuar nuk paguajnë as edhe një cent. Ndërsa ata serbë të veriut që merren me ndonjë aktivitet biznesor, nuk e qajnë kokën për koston e energjisë elektrike. Ata thjeshtë duhet të vënë në funksion makineritë e tyre.

Ndërkohë që një qytetari që jeton në Jug të Mitrovicës i shkëputet energjia elektrike për shkak të një borxhi prej 20-30 euro, serbi që jeton pak metra më tutje nuk e ka fare këtë problem. Ai nuk e di se si duket një faturë e energjisë elektrike që lëshohet nga KEDS.

Energjinë që serbët e veriut e shpenzojnë, deri më tani e kanë paguar qytetarët tjerë të Kosovës përmes faturave të tyre, sigurisht më së shumti shqiptarët, bile pa e ditur. Kur një gjë e tillë u zbulua nga Avokati i Popullit, një gjë e tillë u ndërpre.

Por si të veprohet tutje, serbët nuk dëshirojnë t’ia dinë për faturat. Kush guxon t’u thotë serbëve të “shtypur dhe pa të drejta” se duhet ta paguajnë energjinë elektrike që e kanë shpenzuar?! Aktualisht askush.

Në këtë situatë, Qeveria e Kosovës u pati zotuar se do t’i marrë përsipër faturat e serbëve të veriut. Por sërish po paguajnë qytetarët e Kosovës, pasi që ata e mbushin buxhetin e Kosovës. Pra prapë ata po i paguajnë faturat e serbëve të veriut.

Në këtë vazhdimësi, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë mjete financiare në vlerë 1 milion euro për KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu), për mbulimin e shpenzimeve për furnizim me energji elektrike në komunat veriore.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ky është një vendim i përkohshëm, i cili ruan funksionalitetin e rrjetit të KOSTT-it.

“KOSTT ka kërkuar që me vendim të Qeverisë t’i ndahen mjete në shumë prej 1 milion euro për mbulimin e shpenzimeve për furnizim me energji elektrike, në komunat veriore të Kosovës. Jemi në pritje të përmbylljes së marrëveshjes për konektivitetin dhe për regjistrimin e operatorëve në veri dhe për fillimin e pagesave nga qytetarët në veri. Mirëpo kanë ndodhur devijime të shumta, pra mungesa në rrjet dhe KOSTT është i rrezikuar sikurse e dini, për përjashtim. Në mënyrë që ta sanojmë një proces të tillë, jemi të detyruar të ndërhyjmë”, ka thënë Haradinaj, raporton Kosovapress.

Haradinaj ka thënë se ky vendim është i domosdoshëm të merret duke marrë parasysh situatën aktuale në rrjetin e transmisionit të energjisë.

“Është vendim i përkohshëm, por si i tillë e ruan funksionalitetin tonë, të rrjetit tonë të KOSST dhe na mundëson me mbet në tavolinë, për të fituar të drejtën tonë si operator në rrjetin e operatorëve të transmisionit në Evropë. Por jo vetëm kaq, por dhe të drejtën mbi tregun, mbi tërësinë e tregut në Kosovë”, ka thënë Haradinaj. /tesheshi.com/

Related Posts

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Next Post
Bombardohet autokolona e ndihmave në Ghuta: dorëzohet vetëm një pjesë e vogël

Bombardohet autokolona e ndihmave në Ghuta: dorëzohet vetëm një pjesë e vogël

Lacoste ndryshon logon me krokodil, e zëvendëson atë me kafshë të tjera në rrezik zhdukje

Lacoste ndryshon logon me krokodil, e zëvendëson atë me kafshë të tjera në rrezik zhdukje

Përfaqësuesi i ortodoksëve shqiptarë në Maqedoni: skenar për eleminimin tim fizik

Përfaqësuesi i ortodoksëve shqiptarë në Maqedoni: skenar për eleminimin tim fizik

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni