Qeveria e Republikës së Kosovës deklaroi se vlerëson kulturën e demonstruar sot nga protestuesit në Prishtinë “Duke shprehur respektin për të drejtën e protestës, si mjet demokratik të shprehjes së shqetësimeve qytetare, Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson kulturën e demonstruar sot nga protestuesit në Prishtinë”, thekson komunikata e sapodërguar. “Qeveria e Kosovës vlerëson, po ashtu, organet e rendit për përkushtimin e tyre për të siguruar kushte normale për protestuesit dhe për të siguruar objektet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës”, përfundon komunikata.